E hënë, 23 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti i keq lë mijëra banorë pa energji elektrike në Dibër, situata vijon të jetë problematike në Mat

Furnizimi me energji elektrike vijon të jetë i paqëndrueshëm në disa zona të qarkut Dibër, si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë verilindjen gjatë orëve të fundit. Situata paraqitet problematike veçanërisht në njësitë administrative Baz dhe Ulëz të Bashkisë së Matit, ku një defekt në një kabinë elektrike ka lënë mijëra banorë pa energji.

Sipas banorëve, ndërprerjet e vazhdueshme lidhen edhe me funksionimin e HEC-it të Ulzës, i cili sipas tyre ndërpret furnizimin me energji në situata të tilla. Mungesa e energjisë për një kohë të gjatë po u shkakton edhe dëme ekonomike, pasi shumë familje rrezikojnë prishjen e produkteve ushqimore që mbajnë në frigoriferë.

Probleme me furnizimin me energji raportohen edhe në disa fshatra të Klosit, Bulqizës dhe Dibrës, ku era e fortë ka dëmtuar rrjetin elektrik, duke lënë mijëra banorë pa energji.

Ndërkohë, grupet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijojnë punën në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit. Situata mbetet e vështirë për shkak të kushteve të këqija atmosferike që prej ditësh kanë përfshirë verilindjen e vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.