Bota
Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rënduar ndjeshëm.
Sipas raportit më të fundit të publikuar nga presidenti i parlamentit, Jorge Rodriguez, numri i të vdekurve ka arritur në 4,734.
Reklamë
Mediat e huaja raportojnë se dy lëkundjet sizmike, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, shkaktuan dëme të mëdha materiale në disa zona të vendit, duke lënë pas mijëra viktima dhe të plagosur.
Sipas të dhënave zyrtare, 16,740 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 17,907 të tjerë kanë mbetur pa strehë si pasojë e shkatërrimit të banesave.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




