Subscribe

Avokati i ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha ka reaguar pas vendimit të GJKKO për rihapjen e hetimeve për dosjen “Gerdeci” .

Ai thekson se është hera e parë në jurisprudencë kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë. Sipas avokatit, ky vendim cënon hapur parimin e sigurise juridike, dhe synon procedimin për një akuze afati parashkrues i së cilës ka kaluar me kohë.

Ne cilesine e perfaqesuesit ligjor te z Fatmir Mediu shpreh sa me poshte: Vendimi i deklaruar ne media nga Gjyqtarja e Apelit te Posacem, perben nje akt jo Kushtetues dhe pluri-shkeles të Konventes Europiane Per te Drejtat e Njeriut dhe nje sere ligjesh te tjera te vendit..
Ai(vendimi) perben nje pavlefshmeri absolute e ne cdo rast baza motivuese e tij nuk mund te jetë kurre ligji.
Eshte hera e pare ne jurisprudence kur nje gjyqtare e nje gjykate te nivelit me te ulet prish vendimin e Gjykates Larte!!
Vec të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme , sepse e njejta ceshtje(kerkese) eshte shqyrtuar dhe hedhur poshte nga gjykata e shkalles pare dhe gjykata e apelit, Tirane në vitin 2019.
Ky vendim hapur cenon parimin e sigurise juridike, parimin e gjese se gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe per me teper synon procedimin per nje akuze afati parashkrues i se ciles ka kaluar me kohe.
Pasi te njihemi me “ arsyetimin” e ketij akti te paligjshem, do reagojmë me transparencë e me te gjitha mjetet ligjore të përshtatshme.
Avokat Ardian Visha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *