Subscribe

Të gjithë bizneset përfitues të kompensimit, për efekt të rritjes së pagës minimale në 40 mijë lekë, do të mund të aplikojnë në portalin E-Albania.

 

Aplikimi do të kryhet brenda datës 20 maj, ndërsa përfitimi arrin në 1674 lekë në muaj për punonjës, si efekt i rritjes së pagës me 6 mijë lekë. Sipas kritereve, përfitues janë ata punonjës që rezultojnë me pagë minimale 34 mijë lekë në dhjetor të vitit 2022.

 

Aplikimi në portal funksionon, por bizneset ende nuk janë të informuar lidhur me këtë procedurë. Mbi të gjitha mbetet për tu parë aftësia paguese e qeverisë ndaj biznesve për këtë proces. Sipas ligjit përfitues janë ata punonjës që kanë patur pagën 34 mijë lekë në fund të vitit të kaluar-sqaron Etleva Treska kontabiliste

 

E ndërsa kriteret duket se janë të qarta se kush përfiton, në këtë fazë, bizneset janë ende të paqarta lidhur me procedurën që duhet të ndjekin si dhe afatin se kur do t’i marrin këto para. Janë tatimet dhe zyrat e punës, ato që do të ndjekin ecurinë e këtij procesi për verifikim.

 

Ne jemi ndërmjetës mes biznesve dhe institucioneve, por këto të fundit funksionojnë me urdheresa dhe jo me vendim qeverie. Cka do të thotë që ende institucionet nuk kanë nxjerrë urdhrat e zbatimit për të qartësuar procedurat dhe ti vijnë në ndihmë kompanive, se si do të merren lekët.

 

Sipas Ministrisë, përfitues janë rreth 30 mijë individë me pagë minimale. Nëse biznesi nuk aplikon në kohë, humbet e drejta për kompensim.

 

Nëse paga në dhjetor të vitit të kaluar për një punonjës është 34 mijë e një lekë, nuk je subjekt për përfitim. Udhëzimi parashikon se përfitimi i shtrin efektet nga muaji prill 2023 deri në dhjetor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *