Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

Taksisti grabit turisten në Mykonos, i merr çantën Hermès...

Netanyahu: Nuk largohemi nga Gaza! Kryeministri i Izraelit refuzon...

“Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plagos...

Pritet marrëveshje për Hormuzin, mund të firmoset brenda të...

Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e bllokuar në...

Rusia godet me raketa Kievin, 17 të vrarë dhe...

“Rama i jep 8.5 milionë euro Beqirit”, Berisha: Kompania...

Dosja “Epstein” rikthehet në qendër të vëmendjes, kryeministri i...

Flakët “përpijnë” pyjet në Shqipëri, avioni i parë zjarrfikës...

Shpërthen vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen mbi 1,600 persona

“Rama i jep 8.5 milionë euro Beqirit”, Berisha: Kompania e tij merr para nga qeveria edhe pse është arrestuar në Francë

5 Gusht 12:33

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha  akuzoi qeverinë  se i dha 8.5 milionë euro kompanisë së Ermal Beqirit i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohet nga SPAK-u për “Konkurrencë të paligjshme”, “Heqje të paligjshme të lirisë”, “Shkelje të  barazisë  në tendera”, të kryera si pjesë e një  grupi  të strukturuar kriminal. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se kompania e Ermal Beqirit, “Soft Solution”  ka marrë këto ditë nga ministia e financave shumën prej 8.5 milionë euro, duke bërë përgjegjës Kryeministrin Edi Rama për kalimin e fondeve.

 “Edi Rama urdhëroi dhe ministren e Financave t’i disbursojë 8.5 milionë euro për t’i dëshmuar Ermal Beqirit se nuk ka vepër penale, se nuk ka urdhër arresti, se nuk ka urdhër ekstradimi që mund të pengojë, mund të bllokojë rolin e tij si prestanome, si përfaqësues, si ndërmjetës i Edi Ramës në fushën e tij të suksesit, siç kishte shpallur ai AKSHI-n, kopshtin e tij privat”, tha Berisha.

Sipas Berishës, fakti që Ermal Beqiri I arrestuar në Francë vazhdon merr para nga qeveria shqiptare tregon se shteti dhe krimi janë bashkë

 “Dënoj me forcën më të madhe këtë akt, si dhe mosbllokimin e kompanive të tij nga organet e drejtësisë, të cilat në një inerci bashkëpunimi, jo vetëm në këtë rast, por dhe në raste të tjera nuk kryejnë veprimet që urdhëron ligji.  Kompania e Ermal Beqirit, që de fakto është prestanome i interesave të Edi Ramës dhe kompanisë Frangut, vazhdon të paguhet me miliona, miliona euro pavarësisht se prej 7 muajsh ai është në kërkim për disa vepra penale, përfshi grup i strukturuar kriminal”, shtoi Berisha.

Ermal Beqiri u arrestua pak ditë më parë në Francë, pasi u ndalua teksa udhëtonte me avion privat pranë një centrali bërthamor dhe  ministria e Drejtësisë pritet ti përcjellë autoriteteve franceze dokumentacionin për ekstradimin e tij. Burime konfirmojnë se SPAK i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë t’u dërgojë autoriteteve franceze kërkesën zyrtare për ekstradimin e biznesmenit.

Paralelisht me procedurën e ekstradimit, autoritetet franceze kanë nisur verifikimet dhe hetimet për pasuritë e Ermal Beqirit në Francë, me qëllim bllokimin dhe sekuestrimin e tyre.

Bëhet fjalë për llogari bankare me një vlerë totale prej më shumë se 2 milionë eurosh, dy apartamente, një kështjellë, me vlerë rreth 2.6 milionë euro, si dhe mjete motorike.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Berisha ermal beqiri rama

Nga e njëjta kategori

Fluks në Kapshticë e Qafë Thanë, emigrantët dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut vijnë për pushime

më shumë...

Taksisti grabit turisten në Mykonos, i merr çantën Hermès dhe orën Rolex me vlerë 75 mijë euro

më shumë...

Netanyahu: Nuk largohemi nga Gaza! Kryeministri i Izraelit refuzon planin e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara

më shumë...

Riorganizohen “Gjuhët e Huaja”, programet e reja të këtij fakulteti ofrojnë më shumë mundësi punësimi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:47

Fluks në Kapshticë e Qafë Thanë, emigrantët...

2:40

Taksisti grabit turisten në Mykonos, i merr...

2:35

Netanyahu: Nuk largohemi nga Gaza! Kryeministri i...

2:27

Riorganizohen “Gjuhët e Huaja”, programet e reja...

2:24

Rëndohet qarkullimi në Shkodër, shkak kthimi i...

2:22

“Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”,...

2:07

Rritet numri i turistëve në Shkodër, 20...

2:02

Pritet marrëveshje për Hormuzin, mund të firmoset...

1:53

Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e...

1:49

Cilat ngjyra do ju mbajnë më freskët...

1:22

Ishte shpallur në kërkim për kultivim të...

1:19

Vjen në Shqipëri avioni i parë zjarrfikës,...

1:10

Kremi kundër diellit, cilët janë përbërësit e...

12:52

Rusia godet me raketa Kievin, 17 të...

12:51

Monitorimi i check up dhe dializës, Sala:...

12:33

“Rama i jep 8.5 milionë euro Beqirit”,...

12:23

Zjarr në pyllin me pisha në Selenicë...

12:13

Arsyeja/ Ja pse i kontrollojmë telefonin partnerit/es

11:38

Dosja “Epstein” rikthehet në qendër të vëmendjes,...

11:29

Meghan Markle feston 45-vjetorin, surprizon ndjekësit me...

Më të klikuarat

  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e ministres itali...
  • “Kur fati të troket 2 herë në jetë”, hodhi gabimisht biletën...
  • Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e bllokuar në lodrën e dru...
  • Aksident fatal në aksin Korçë–Maliq, humb jetën një i ri, pl...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.