Subscribe

Forcat speciale RENEA kane arrestuar në qytetin e Elbasanit një prej emrave më të përfolur sa i takon botës së krimit në qytetin e Elbasanit, Ardian Çapjen 53 vjeç. Ndërkohë u shpall në kërkim një i afërm i tij, Florenc Çapja.

E ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në “Vizion Plus”, Rudina Hajdari, kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit nga Nisma Thurje, deklaroi se organizata me në krye Çapjan është e lidhur me PD-në.

“Kjo organizatë kriminale dihet që ka një lloj lidhje me Partinë Demokratike. Uroj gjithashtu që kreu i organizatës kriminale, i lidhur me Partinë Socialiste të ketë të njëjtin përfundim, që të kapen të gjithë, jo vetëm të përdoren në mënyra elektorale apo të kapet një person dhe të mos dënohen të gjithë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *