Subscribe

Sekretari për Çështjet Ligjore të Partisë Demokratike, Endrit Sefa e konsideroi si akt politik të kësaj force politike, votës pro heqjes së imunitetet për ish-liderin, Sali Berisha nga Enkelejd Alibeaj. Në një intervistë për Vizion Plus me Aleksandër Furxhiun ai tregoi dhe qëndrimin e PD zyrtare mbi këto lëvizje të drejtësisë.

Votimi i Enkelejd Alibeaj pro për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit, Sali Berishia shihet si akt politik i PD zyrtare. Si e komentoni ju?

“Është një akt politik i PD i konsistuar në disa praktika të ngjashme dhe të kryera në parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Marrë shkas që nga procedura e heqjes së imunitetit të ish-deputeti, Tahi, Bllako, Ahmetaj dhe të tjerë me radhë. PD nuk i hyn fare në meritë SPAK-ut, ajo i pranon siç janë dhe normalisht nuk shprehet në asnjë rrethan në punën e tyre se si ato kryhen. PD ka qenë koherente në qëndrimin e saj që deputetët nuk duhet të kenë imunitet fare”, theksoi ai duke shtuar se PD është e bindur që imuniteti për parlamentarët nuk duhet të ekzistojë.

PD zyrtare duket se i vjen për “mbarë” kjo lëvizje e SPAK ndaj Berishës, por cili është qëndrimi juaj?

“PD as nuk i vjen për mbarë, as nuk i vjen për keq. Këto janë qëndrimi që secilit prej demokratëve dhe secilit prej deputetëve, në këtë rast zoti Berisha do të përballet me organet të drejtësisë, t’i përgjigjet akuzave të Prokurorisë në dyert e gjykatave, mos të bëjë një lojë politike apo debat politik, por detyra e ccdo qytetari është që të gjitha akuzat e drejtësisë t’i ballafaqojë në dyert e gjykatave”, shtoi ai duke nënvizuar se PD do të ketë të njëjtin qëndrim për cilido deputet që akuzohet nga drejtësia.

Distancimi i deputetit Gazmend Bardhi dhe grupit të tij ka rënë mjaft në sy ditën e sotme, si e sheh PD zyrtare këtë qëndrim?

“Siç e keni parë edhe gjatë gjithë kohës, koherenca është edhe gurthemeli i PD që nga fillimi i saj, që nga shtatori i vitit 2021. Ne jemi munduar të jemi koherent sa më shumë të mundemi në qëndrimet tona”, tha ai duke nënvizuar sërish se qëndrimi mbetet i njëjtë për këdo dhe se deputetët vlerësohen vetëm në bazë të performancës së tyre në rafshin politik.

 

Në përfundim, ai theksoi se PD zyrtare është gati edhe për përballjen ligjore të dhjetorit me “Rithemelimin”, përsa i përket logos./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *