Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 July 2026
Vizion fokus

Miratohet projektligji, SHBA afrohet drejt heqjes së ndryshimit të...

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën për finalen...

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën që kemi...

Dita e 45-të e protestës në Tiranë, tubim para...

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari: Ja skema...

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama: Nuk ka...

“PS e PD janë bashkë për sistemin zgjedhor”, Tafani:...

Po paratë e të korruptuarve ku janë? Tafani: Bën...

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, Spiropali: Proces i zgjatur dhe rrezik për standarde të dyfishta!

9 Shkurt 19:09

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar pas lajmit se Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin me nga 45 vite burg për secilin nga ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime kundër njerëzimit

Në reagimin e saj, Spiropali shpreh shqetësim të thellë për kohëzgjatjen e paraburgimit, që sipas saj ka kaluar pesë vjet pa një vendim përfundimtar, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin, standardet e procesit të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

Lexo edhe :

Related Posts

U këkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Osmani: Mos e barazoni luftën tonë me agresorin serb
U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

Ministrja thekson se kjo situatë forcon perceptimin e një trajtimi të njëanshëm, veçanërisht kur krahasohet me mungesën e ndjekjes penale për shumë krime të kryera nga forcat serbe ndaj popullsisë civile të Kosovës.

Sipas saj, kjo pabarazi rrezikon të cenojë besimin e publikut në drejtësinë ndërkombëtare dhe të krijojë ndjesinë e standardeve të dyfishta.

 Reagim i Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali:

Po ndjekim me shqetësim të thellë zhvillimet e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku Prokuroria paraqiti propozimin e dënimeve ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Kohëzgjatja e paraburgimit, që tashmë ka kaluar pesë vjet pa një vendim përfundimtar, dhe natyra e akuzave të ngritura ngrenë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin, standardet e procesit të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Kjo situatë ushqen gjithnjë e më shumë perceptimin e një ashpërsie të njëanshme në trajtimin e kësaj çështjeje, sidomos kur krahasohet me mënyrën se si janë trajtuar përgjegjësit e aparatit shtypës të regjimit serb.

Edhe sot, shumë nga krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullsisë civile të Kosovës mbeten të patrajtuara dhe pa përgjegjësi të plotë penale. Kjo pabarazi në ndjekjen e drejtësisë rrezikon të krijojë ndjesinë e standardeve të dyfishta dhe të cenojë besimin e publikut në drejtësinë ndërkombëtare.

Ne besojmë se drejtësia ndërkombëtare duhet të jetë e paanshme, e balancuar dhe e mbështetur në prova të pakontestueshme, pa krijuar perceptimin e trajtimeve selektive ndaj palëve të përfshira në konflikt. Drejtësia që perceptohet si e njëanshme rrezikon të dëmtojë besimin publik dhe të lërë plagë të reja në një rajon që ka nevojë për pajtim të qëndrueshëm.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje çlirimtare që gëzoi mbështetjen e gjerë të bashkësisë ndërkombëtare në përballje me një regjim që ushtroi dhunë sistematike, spastrim etnik dhe krime të dokumentuara gjerësisht ndaj popullsisë civile. Çdo proces gjyqësor që trajton individë të asaj lufte duhet të ruajë me kujdes dallimin thelbësor midis përgjegjësisë individuale penale dhe karakterit historik të luftës për liri.

Gjykata ka sot një përgjegjësi të veçantë për të garantuar që procesi të mos lejojë që gjuha dhe qasja e Prokurorisë të prekin padrejtësisht luftën çlirimtare, historinë e pavarësisë dhe dinjitetin e atyre që luftuan për liri. Vetëm një vendim i drejtë, i bazuar në prova dhe në standardet më të larta të drejtësisë, mund të largojë hijen e rëndë që këto qëndrime kanë hedhur mbi kujtesën historike të një lufte të drejtë.

Shqipëria riafirmon se drejtësia duhet të shërbejë për të vërtetën dhe pajtimin, jo për të krijuar narrativa që rishkruajnë historinë ose relativizojnë përgjegjësitë e njohura ndërkombëtarisht për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ne theksojmë rëndësinë që procedurat të përmbyllen brenda një afati të arsyeshëm dhe me respekt të plotë për standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë. E ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti i rajonit ndërtohen mbi drejtësi të besueshme, që forcon paqen dhe jo perceptime padrejtësie.

Republika e Shqipërisë do të vijojë ta ndjekë me vëmendje këtë proces dhe mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të shtetit të së drejtës, drejtësisë ndërkombëtare dhe dinjitetit të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Marc Chagall dhe Pablo Picasso UÇK Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Amnistia penale, asnjë i dënuar nuk lirohet nga burgu i Burrelit

më shumë...

Sula nga Dibra i tërheq “veshin” AKU-së, ish-demokrati nuk komenton protestën: E kam hequr kostumin e politikanit

më shumë...

Kapet peshku gof 27 kilogramë në ujërat e Vlorës, peshkatarit iu deshën 30 minuta për ta nxjerrë

më shumë...

Mërkuri retrograd! Deri më 23 korrik, këto 4 shenja Horoskopi do të përballen me një mundësi të rëndësishme në jetë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:37

Vrau Martin Canin, Gjykata e Apelit lë...

12:27

Amnistia penale, asnjë i dënuar nuk lirohet...

12:22

Sula nga Dibra i tërheq “veshin” AKU-së,...

11:37

Kreu i SPAK para deputetëve: Askush nuk...

11:30

Kapet peshku gof 27 kilogramë në ujërat...

10:54

Mërkuri retrograd! Deri më 23 korrik, këto...

10:45

Zbulohen 5 ambiente për kultivim të bimëve...

10:18

“Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnistia...

10:07

Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi...

9:49

Vodhi 500 mijë euro në shtëpinë e...

9:33

Miratohet projektligji, SHBA afrohet drejt heqjes së...

9:22

Ambasada Gjermane në Tiranë përshëndet mbylljen e...

8:41

Nis zbatimi i amnistisë penale, 60 të...

8:30

Vapë përvëluese, kujdes orët e pikut, sa...

8:06

“Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund”, parashikimi...

11:06

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën...

10:48

Aksident tragjik në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas...

10:44

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i...

10:28

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e...

10:25

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona (EMRAT)
  • “Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnisti...
  • Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, ligj...
  • E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun, tem...
  • Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.