Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 July 2026
Vizion fokus

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën për finalen...

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën që kemi...

Dita e 45-të e protestës në Tiranë, tubim para...

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari: Ja skema...

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama: Nuk ka...

“PS e PD janë bashkë për sistemin zgjedhor”, Tafani:...

Po paratë e të korruptuarve ku janë? Tafani: Bën...

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me forcë ndaj...

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama: Nuk ka kthim pas! Kos: Tani edhe më shumë përkushtim për reformat

14 Korrik 22:01

Shqipëria vijon me progresin sa i përket procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, teksa konferenca e nëntë ndërqeveritare në Bruksel, solli mbylljen e tre kapitujve të parë. Bëhet fjalë për kapitullin e politikës së jashtme, arsimin dhe kulturën dhe kërkimin shkencor.

Në një dalje për mediat, Kryeministri Edi Rama u shpreh se vlerësimi pozitiv nga Brukseli e bën Shqipërinë të jetë optimiste për të arritur objektivat e dakordësuara që prej fillimit.

“Nëse atmosfera do të vazhdojë të jetë ajo çfarë kemi përjetuar gjatë kësaj periudhe të fundit, çdo gjë do të jetë aty ku duhet dhe çdo detyrë shtëpie do të bëhet si duhet. Deri tani nuk kemi ndonjë arsye të besojmë se do të ketë një ndryshim të atmosferës”, tha Rama.

Ndërkohë, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos shprehet se vendi duhet të përparojë me reformat e kërkuara nga unioni.

 “Ky është një hap i ndërmjetëm, duke thënë se reformat duhet të vijojnë të thellohen. Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027”, u shpreh Kos.

Gjatë daljes për mediat nuk u shmang as çështja e projektit të Jared Kushner në Zvërnec. Kreu i qeverisë bëri me dije se do të shfuqizohet ligji për investimet strategjike ndërsa do të riformulohet dhe ligji për zonat e mbrojtura. Ndryshimet i konfirmoi dhe komisionerja Kos.

 “Na duhet të shfuqizojmë ligjin e investimeve strategjikë sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe po punojmë ngushtësisht me Komisionin për atë që do ta shfuqizojë. Ligji për zonat e mbrojtura është një nga ligjet më të mira që kemi, kemi punuar shumë fort. Na duhet të trajtojmë pjesë specifike që duhet të jenë në pajtim të plotë me BE, edhe për këtë po punojmë me Komisionin”, u shpreh Rama.

 “Para se të nisnin protestat, kishim rënë dakord me qeverinë shqiptare që të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 për zonat e mbrojtura dhe për investimet strategjike. Procesi i anëtarësimit është në vazhdimësi. Kapitulli 27 është më kërkuesi, dhe jo vetëm për shkak të kësaj proteste, por më së shumti se Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin”, deklaroi Kos.

Qeveria shqiptare ka vënë si synim vitin 2027 për mbylljen e negociatave për anëtarësimin, teksa kanë mbetur edhe 30 kapituj. Më pas vendimi do të jetë plotësisht politik dhe rruga e Shqipërisë drejt BE-së, do të duhet të kalojë nga parlamentet e 27 vendeve anëtare të Unionit.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
marta kos rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

më shumë...

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën që kemi në dorë, po na e vjedhin

më shumë...

Dita e 45-të e protestës në Tiranë, tubim para selisë së qeverisë

më shumë...

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari: Ja skema që po përdor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:06

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën...

10:48

Aksident tragjik në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas...

10:44

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i...

10:28

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e...

10:25

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën...

10:21

Dita e 45-të e protestës në Tiranë,...

10:16

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari:...

10:10

Deklartata për spastrim etnik, Kosova shpall “non...

10:01

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama:...

9:35

“PS e PD janë bashkë për sistemin...

9:20

Po paratë e të korruptuarve ku janë?...

9:12

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me...

9:11

Shqipëria do futet në BE me një...

8:46

Qentë e rrugës rikthehen në problem në...

8:18

Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike,...

8:15

Investimi në Zvërnec, Rama: Projekti do të...

8:06

Integrimi në BE/ Marta Kos: Përgëzime miqve...

7:59

Mbyllja e tre kapitujve, Rama: Reformat po...

7:36

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy...

7:18

Alarm për tregtinë globale! Pas Hormuzit, Irani...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona (EMRAT)
  • “Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën s...
  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun, tem...
  • Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, ligj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.