E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident tragjik në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje këmbësoren

FOTO ILUSTRUESE

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qendër të fshatit Vranisht, në aksin rrugor Vranisht-Vlorë.

Shoferi, rreth 59-vjeç ka përplasur këmbësoren Th. Sh., rreth 80-vjeçe.

Reklamë

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka humbur jetën në vendngjarje.

“Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Reklamë

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë