“E kemi shkatërruar Iranin”, Trump nuk përjashton sulmet e reja nëse nuk ka marrëveshje

Presidenti amerikan Donald Trump I është rikthyer kërcënimeve ndaj Iranit ndonëse situata politike e tij mbetet mjaft e polarizuar, që nga zgjedhjet e mesmandatit ku sondazhet flasin kundër tij, e deri tek lufta mes Ukrainës dhe Rusisë. I pyetur për luftën, Trump tha se vendimi për përfundimin e saj varet prej tij.
“Me Iranin jemi në një pozicion shumë të mirë. Është çështje se kur dua unë t’i jap fund. Ata duan një marrëveshje, por vazhdojnë ta zvarrisin. Ne ua kemi shkatërruar kapacitetet ushtarake dhe kemi goditur rëndë financat e tyre. Por do të shohim çfarë do të ndodhë”, Ata nuk kanë më para.”
Sa i përket luftës në Ukrainë, kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se po bëhet përparim në bisedimet për një paqe të mundshme.
“Mendoj se me Rusinë dhe Ukrainën po bëjmë shumë përparim. Do të ketë një takim shumë shpejt dhe mendoj se po bëhet shumë përparim.”
Ushtria amerikane ka shpenzuar mbi 47 miliardë dollarë deri më tani për luftën në Iran, teksa republikanët po përballen me pasojat politike të konfliktit në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit të cilat do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit për dy vitet e ardhshme.




