E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, pasagjeri filmon momentet e tmerrit brenda trenit pas përplasjes (VIDEO)

Një video tronditëse, e filmuar nga një pasagjer brenda njërit prej trenave, ka zbuluar përmasat e tragjedisë së ndodhur në Spanjë, ku dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në zonën e Toledos. Pamjet tregojnë pasagjerë të tmerruar brenda vagonit, të cilët përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, ndërsa jashtë shihen pjesë të shkatërruara të trenit, sedilje dhe sende personale të shpërndara në tokë.

VIDEO- Pasagjeri filmon momentet e tmerrit brenda trenit pas përplasjes

Reklamë

Aksidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes, në linjën hekurudhore që lidh Madridin me rajonin e Andaluzisë, në jug të Spanjës. Sipas raportimeve fillestare, nga përplasja kanë humbur jetën të paktën 39 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur. Në të dy trenat udhëtonin më shumë se 500 pasagjerë: 147 në trenin e kompanisë Iryo dhe 397 në trenin e kompanisë AVE.

Pas aksidentit, kompania hekurudhore spanjolle ADIF njoftoi pezullimin e të gjitha shërbimeve në linjën përkatëse. Shkaku i përplasjes mbetet ende i paqartë, ndërsa përfaqësuesja e rajonit të Kastiljes-La Mançës, Esther Padilla, deklaroi për televizionin RTVE se njëri prej trenave mund të ketë qenë i ndaluar në shina përpara përplasjes. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të tragjedisë.

Reklamë

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.