Vendi
Erion Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në paraburgimin e Fierit.
Deri më tani, nuk ka informacione të mëtejshme mbi arsyet e këtij transferimi.
Reklamë
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.
Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të SPAK-ut, nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.
Ai përballet me akuza që lidhen me korrupsionin pasiv, pastrimin e parave, mosdeklarimin e pasurisë dhe shpërdorimin e detyrës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




