E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla ndan detaje nga takimi me ambasadoren e BE-së: Në fokus, negociatat e anëtarësimit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë detaje nga takimi me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit.

Reklamë

Balla bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte agjenda e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit të negociatave.

Ai theksoi gjithashtu rolin e Kuvendit në avancimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe forcimin e mbikëqyrjes parlamentare.

Reklamë

Sipas Ballës, anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një objektiv strategjik kombëtar, që kërkon angazhim të qëndrueshëm, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët evropianë.

“Një bisedë e frytshme me Drejtuesen e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadoren Sofia Moreira de Sousa, mbi agjendën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave. Kuvendi i Shqipërisë ka një rol thelbësor në këtë proces historik, përmes avancimit të reformave, përafrimit të legjislacionit me acquis të BE-së dhe forcimit të mbikëqyrjes parlamentare.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv strategjik kombëtar, që kërkon angazhim të qëndrueshëm, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë”, shkruan Balla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.