E mërkurë, 28 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha: Në shesh me studentët! Duan të shpëtojnë Ramën, duke krahasuar qeverinë me opozitën

Nga mbledhja e grupit parlamentar kryetari i PD Sali Berisha përsëriti vendimin e opozitës për të mbështetur protestën e studentëve në çdo mënyrë.

Gjatë takimit me deputetët Berisha u bëri apel demokratëve të bëhen pjesë e kësaj proteste duke garantuar se PD do të mbrojë kauzat e studentëve.

Reklamë

“Ne kemi lindur në protestë, mbetemi parti e protestës, do të jemi parti e protestës. Kjo nuk ka dyshim.  Ndaj dhe protestat e studentëve do të kenë mbështetjen më të fuqishme të Partisë Demokratike”, tha Berisha.

Gjatë mbledhjes së deputetëve berisha shigjetoi partitë e reja, si  dhe të gjithë ata që heqin shenjën e barazisë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të partisë më të madhe të opozitës.

Reklamë

“Ti o horr, kudo që del, kërkon të shpëtosh qeverinë nga përgjegjësia duke e krahasuar opozitën me qeverinë. Ti je një llum i vërtetë. Je një skllav dhe shërbëtor i vërtetë i qeverisë. Çfarë do të bësh me këtë”, tha kreu i PD.

Berisha replikoi në distancë me të gjithë ata që kërkojnë largimin e tij së bashku me largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Ua them haptas këtu sepse mund të shkosh kudo, mund të mendosh çdo gjë, por që t’i caktosh një partie kryetarin që votohet nga anëtarët e saj, tregon që ti je një fatkeqësi individuale, je njeri fatkeq në shkallë ekstreme me setapin tënd psikologjik”, tha Berisha.

Kritikat më të ashpra Berisha i artikuloi ndaj veçanërisht Arlind Qorit dhe “Lëvizjes Bashkë” dhe qëndrimit të tyre që te protesta e flamingove

“Por ky ritual përsëritej çdo ditë në një kohë kur bandat e Qorrit të Ramës, Arlind Qorrit terrorizon qytetin me grusht çdo natë: E viva, rroftë komunizmi!”, përfundoi Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.