E martë, 20 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla ka reaguar pas pretencës së Prokurorisë Speciale në Hagë, e cila ka kërkuar nga 45 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi zhvillimin në Hagë si një alarm serioz për mënyrën se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës.

Reklamë

“Pretenca e sotme në Hagë kundër komandantëve të UÇK është e turpshme dhe një batërdi e tmerrshme kundër pastërtisë së luftës çlirimtare. Qëndresa paqësore e popullit të Kosovës, beteja e drejtë për liri e UÇK dhe valët biblike njerëzore që i iknin kasaphanës, qenkan zeruar duke i lenë vendin trillimeve. Ajo pretencë sot është një alarm ndaj të cilit duhet të reagojmë dhe të mbrojmë legjitimitetin e luftës heroike të UÇK për çlirimin e Kosovës”, shkruan Balla.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë