Subscribe

Gjykata e Shkodres ka vendosur masën arrest me burg për Stjuart Smakaj, autori i vrasjes së Gledis Krajës.

I penduar përpara togave të zeze, Smakaj ka treguar se nuk kishte qëllim për të vrarë Krajën por Denis Halilin.

Stjuart Smakaj, pas një debati me Halilin për parkimin e një furgoni, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar me 14 plumba në drejtim të tij.

Halili i është shmanguar plumbave dhe eshte plagosur rëndë Gledis Kraja, i cili vdiq në spitalin e Shkodres.

Policia ka shpallur në kërkim edhe vëllain e autorit, Sebastian Smakaj, i cili ishte i pranishëm në ngjarje.

Përpara hetuesve, Halili ka thënë se kishte debate me autorët, por në momentin e krimit, ka qënë viktima që e ka tërhequr pranë makinës së tij dhe e ka penguar. Në këto momente Stjuart Smakaj nga kati i dytë i banesës së tij ka qëlluar me breshëri plumbash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *