Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur sot për lënien e mandatit të deputetit nga ana e ligjvënësit socialist Vladimir Kosta. Vendimi i gjykatës erdhi me kërkesë të prokurorisë bazuar në ligjin për dekriminalizimin. Sipas relacionit të prokurorisë deputeti Kosta në vitin 2000 është dënuar për armëmbajtje pa leje. Vendimi i gjykatës është dërguar në KQZ të cilës i kërkohet zbatimi i tij.




