E mërkurë, 14 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Debate për shkrirjen e Maliqit, opozita kundërshton me forcë, edhe të majtët janë të paqartë për vendimin

Kundërshtimet ndaj hartës së re territoriale të propozuar nga Partia Socialiste vijojnë, kësaj radhe në Bashkinë e Maliqit.

Këtë të enjte parashikohej që Këshilli Bashkiak të merrte një vendim për qëndrimin që do të mbahej lidhur me shkrirjen me Bashkinë e Korçës.

Reklamë

Por opozita në këshill reagoi që në fillim, duke thënë se mazhoranca po “tallet  me qytetarët.”

Edhe anëtarët e Këshillit bashkiak të Partisë Socialiste janë shprehur se janë të paqartë me draftligjin ndërsa kërkuan kohë që të njihen me të.

Reklamë

Në këto kushte, këshilltarët socialistët vendosën të braktisin mledhjen ndërsa debatet vijuan kur këshilltarët e opozitës kërkuan vijimin e mbledhjes ndërsa një qytetar pjesëmarrës shtyu kryetarin e këshillit bashkiak të Maliqit pasi kërkonte që mbledhja të mos ndërpritej.

Por Maliqi nuk është bashkia e vetme që ka kundërshtuar hartën e re territoriale të propozuar nga PS. Prej 21 ditësh Divjaka vijon me protesta kundër bashkimit me Lushnjen ndërsa qytetarët e Patosit kundërshtojnë bashkimin me Fierin.

Më shumë video

Reklamë