E martë, 13 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta e dhunshme, Demalia: Nuk ishin studentë, e papranueshme që deputetët sulmuan policinë

Analisti Ilir Demalia, i ftuar në “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, komentoi protestën e sotme në Tiranë.

Ai tha se protestës iu vu emri i protestës së studentëve, por se ata nuk ishin studentë. Sipas tij, çdo gjë mund të pranohet në këtë protestë, edhe përplasjet fizike, por e papranueshme mbetet sulmi i deputetit Erald Kapri ndaj drejtorit të Policisë.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Demalia: Mua më duket se kjo protestë është një degëzim i protestave të tjera. Nuk më duken studentë. Edhe lista e të arrestuarve: 40, 50, 45 vjeç.

Reklamë

Rakipi: Nuk ishin studentë këta?

Demalia: Po 45-vjeçari nuk është student. Protesta është e drejtë qytetare. Ajo që dua të them është se media nuk jep një raportim real për protestën, si për sulmin ndaj policisë, ashtu edhe për plagosjet e protestuesve dhe të policëve. Çdo televizion e jep sipas interesit të vet.

Aty ka protestë, ka vandalizëm. Në cilin vend të botës nuk ndërhyn policia? Edhe dhuna ndodh, ka pasoja. Ajo që nuk ndodh në botë është që një deputet si Erald Kapri t’i turret drejtorit të Policisë. Unë nuk e kam parë këtë në botë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.