E premte, 27 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Demokratët propozojnë Jorida Tabakun kandidate për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 majit

Deputetja Jorida Tabaku është propozuar nga disa degë të PD në Tiranë për garën e 9 majit për bashkinë e kryeqytetit.

Tabaku ka qenë nënkryetare e bashkisë në vitin 2011 dhe prej vitit 2013 është deputete. Në zgjedhjet e 2025 ajo ishte deputetja që mori më shumë vota nga PD në Tiranë.

Por vetë Tabaku nuk ka ambicje për të garuar për bashkinë e Tiranës

Përveç saj, demokratët kanë propozuar edhe Belind Këlliçin, Ethem Agën, Klevis Balliun.

Reklamë

Por kandidatura që gëzon më shumë mbështetje është mjeku Ilir Alimehmeti, i cili pritet të jetë kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 majit.

Deri në datën 30 nëntor Partia Demokratike do të mbledhë propozime nga strukturat e saj për kandidatët për zgjedhjet e 9 majit, e më pas do nisë procesi për përcaktimin e 46 figurave me të cilat do të kërkojë fitoren përballë Edi Ramës dhe PS.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.