E premte, 27 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Raporti me Putin, Zelensky kritikon Trump: Është sikur të quanin mik Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar presidentin amerikan Donald Trump për cilësimin e Vladimir Putinit si mik, duke e konsideruar këtë deklaratë të çuditshme dhe të papërshtatshme.

Në një intervistë për BBC, Zelensky u shpreh se Putini është një pushtues dhe vrasës, ndaj nuk mund të konsiderohet mik. Ai e krahasoi këtë qëndrim me një situatë hipotetike gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur dikush do ta cilësonte Adolf Hitlerin si mik të mirë.

“Është njësoj sikur dikush të thoshte për Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore se është një mik i mirë. Jo, ai nuk është mik”, deklaroi presidenti ukrainas.

Një javë më parë, Trump e kishte përshëndetur Putinin si “mik” gjatë një takimi të nivelit të lartë në Kinë. Disa ditë më vonë, ai publikoi në rrjetin social Truth Social një fotografi ku shfaqej duke shtrënguar duart me presidentin rus, të shoqëruar me mbishkrimin “Miku im”.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.