Politikë
“Zemra i pushoi përgjithmonë”, ndahet nga jeta në moshën 76 vjeçare mjeku i njohur dhe ish deputeti i PS

Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare mjeku i njohur kirurg Ylli Ziçishti.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.
“U kujdes gjithë jetën për shëndetin e të tjerëve, por sot zemra i pushoi përgjithmonë mjekut të madh dhe kolegut të veçantë Ylli Ziçishti
U prehsh në paqe Ylli ynë”, shkoi Balla në rrjetin social.
Ylli Ziçishti përveçse një mjek i njohur ka shërbyer edhe si deputet në Parlamentin e Shqipërisë për periudhën 2013-2017, ku përfaqësoi Partinë Socialiste.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




