E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kushner: Putin na siguroi se nuk do të përdorë armë bërthamore në luftën kundër Ukrainës

Vladimir Putin ka siguruar përfaqësuesit e presidentit amerikan Donald Trump se nuk ka ndërmend të përdorë armë bërthamore në luftën kundër Ukrainës. Deklarata u bë nga Jared Kushner, dhëndri dhe i dërguari i posaçëm i Trump, në një intervistë për podcastin “MD Meets”.

“Ra dakord të mos përdorë armë bërthamore. Na siguroi se nuk ka një qëllim të tillë”, deklaroi Kushner.

Ai tha gjithashtu se presidenti rus ka treguar vetëpërmbajtje gjatë luftës, e cila nisi në shkurt të vitit 2022.

Reklamë

I dërguari i Trump hodhi poshtë kritikat se administrata amerikane po mban një qëndrim shumë të afërt me Moskën. Sipas tij, SHBA po luan rolin e ndërmjetësuesit për t’i dhënë fund konfliktit.

“Ne nuk kemi ushtruar asnjë presion ndaj presidentit Zelensky apo ukrainasve”, u shpreh Kushner.

Ai kujtoi se SHBA ka qenë mbështetësja kryesore financiare e Ukrainës dhe se Uashingtoni vijon të shkëmbejë informacione me Kievin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.