E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ëndrra e 1 milion dollarëve kthehet në makth, emigranti arrestohet pasi fiton lotarinë, rrezikon dëbimin nga SHBA

Një emigrant nga El Salvadori, i cili jeton në SHBA, fitoi një milion dollarë në lotari, por vetëm pak ditë më vonë u arrestua për shkak se qëndronte ilegalisht në vend.

Ariel Velasquez-Morales fitoi një milion dollarë në një biletë gërvishtëse në Massachusetts, por u arrestua nga autoritetet amerikane të emigracionit (ICE).

Sipas ICE, ai kishte hyrë ilegalisht në SHBA në vitin 2013 dhe ndaj tij ishte dhënë një urdhër dëbimi që në vitin 2014.

Lajmi për fitoren e tij u bë publik fundjavën e kaluar, kur autoriteti i lotarive në Massachusetts postoi fotografinë e tij me çekun prej një milion dollarësh. Por të martën, më 24 nëntor, ai u arrestua nga agjentët e ICE në East Boston, në zonën ku kishte blerë biletën fituese për vetëm 10 dollarë.

Reklamë

Velasquez-Morales kishte luajtur për herë të parë në këtë lojë dhe kishte fituar çmimin e madh pasi formoi 11 fjalë. Ai kishte zgjedhur t’i merrte paratë menjëherë, duke përfituar 650 mijë dollarë para taksave.

Për momentin, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me paratë e tij pas arrestimit.

Emigranti do të qëndrojë në paraburgim deri në deportimin nga SHBA. Ndërkohë, CNN thekson se nuk ka të dhëna që ai të ketë kryer vepra të tjera penale përveç shkeljeve të ligjit të emigracionit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.