Subscribe

Sot, 500 familje në Laç do të futën në banesat e reja, të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019.

 

Gjatë ceremonisë së inagurimit, kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, e pushtuar nga emocionet, në një moment nuk i ka mbajtur dot lotët, duke ndërprerë disa herë fjalën.

 

“Më lejoni të falenderoj një person  të veçantë që ka punuar pranë meje dhe qytetarëve të Kurbinit dhe në pamundësi për të qenë sot në këtë ceremoni ajo është Lindita Nikolla. Emocionet më kanë pushtuar…Falenderim për bashkinë Kurbin, falenderim për Servetin dhe stafin e tij për angazhimin e pashoq dhe durimin e madh për të dëgjuar çdo kërkesë tonën. Motra dhe vëllezër ti gëzoni shtëpitë që janë shumë herë më të forta, më të bukura se ato që keni pasur. Ky vit i ri do ngelet në kujtesën tuaj gjatë se do jetë viti më i bukur që solli një ndër dhuratat më të bukura për ju shtëpinë e re”, tha ajo mes të tjerash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *