Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 August 2026
Vizion fokus

Barrierë lundruese në Ceuta, shkon në 67 numri i...

Reforma Territoriale/ Berisha kundërshton propozimin e PS: Rama po...

Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët, më...

FIFA tërhiqet nga “privatizimi” i Botërorit! Presioni bën efekt,...

Skadon sot afati për kompensimin e naftës, Shoqatat kërkesë...

Vlorë/ Arrestohet me armë dhe drogë, 30-vjeçari dyshohet si...

Ilir Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht në...

VIDEO/ Tërmeti i fortë në Napoli, pamje dramatike nga...

Raketat ruse godasin Kievin, humbin jetën 9 person

“Made in Albania”, Rama publikon automjetet e para ushtarake...

Paralajmërimi i OKB/ “6 milionë afganë janë në rrezik nga uria”

30 Gusht 13:00

Shefi i Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare u bëri thirrje donatorëve që të rinisin financimin e Afganistanit, duke paralajmëruar se 6 milionë afganë janë në rrezik nga uria.

 

Sipas Martin Griffiths, mbi gjysma e popullsisë afgane prej 39 milionë banorësh ka nevojë për ndihmë humanitare.

 

“Varfëria po thellohet, popullsia ende po rritet dhe autoritetet de fakto nuk kanë buxhet për të investuar për të ardhmen e tyre. Për ne është e qartë se nevojitet që të rikthehet njëfarë mbështetje e zhvillimit”, tha Griffiths gjatë Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 29 gusht.

 

Talibanët u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021 pasi koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara u tërhoq nga vendi dhe Qeveria paraprake afgane kolapsoi shumë shpejt pas kësaj. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka njohur qeverinë e talibanëve, e cila po shtyp të drejtat e grave.

 

Qëkur talibanët morën pushtetin, ndihma ndërkombëtare – që përbënte 80 për qind të buxhetit të Afganistanit – është ndalur.

Talibanët janë subjekt të sanksioneve ndërkombëtare, që sipas OKB-së dhe grupeve të ndihmës tani po pengojnë operacionet humanitare në Afganistan.

 

“Autoritetet de fakto të Afganistanit duhet të bëjnë pjesën e tyre. Ndërhyrjet burokratike dhe procedurat ngadalësojnë ndihmën humanitare, e cila është e nevojshme. Punëtoret e ndihmës humanitare… duhet të lejohen të punojnë të papenguara. Dhe vajzat duhet të lejohen të vazhdojnë edukimin e tyre”, tha Griffiths.

 

Pavarësisht sfidave, ai tha se agjencitë e OKB-së dhe organizatat partnere kanë pasur “një përgjigje të paprecedent” gjatë vitit të fundit, duke ndihmuar pothuajse 23 milionë banorë.

 

Zyrtari i OKB-së tha se duhen urgjentisht 614 milionë dollarë për t’u përgatitur për dimër, përfshirë edhe për riparimin e strehimoreve dhe ofrimin e rrobave dhe batanijeve të ngrohta. Sipas Griffiths, edhe 154 milionë dollarë shtesë nevojiten për furnizim me ushqim dhe gjëra të tjera, para se moti i keq të pamundësojnë qasjen në disa zona të caktuara./rel

Posted Under:
Bota
Tagged:
afganet OKB rrezik nga uria

Nga e njëjta kategori

Barrierë lundruese në Ceuta, shkon në 67 numri i viktimave, situata alarmon BE-në

më shumë...

Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët, më pas vr*t veten! Zbulohet pista tronditëse

më shumë...

VIDEO/ Tërmeti i fortë në Napoli, pamje dramatike nga dëmet e mëdha materiale

më shumë...

Raketat ruse godasin Kievin, humbin jetën 9 person

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:03

Lokalet në Korçë protestë për muzikën, kundërshtohet...

2:41

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë...

2:36

Goditen shpërndarësit e drogës! Policia arreston të...

2:27

Barrierë lundruese në Ceuta, shkon në 67...

2:04

Humbën orientimin në Gadishullin e Karaburunit, shpëtohen...

1:52

Reforma Territoriale/ Berisha kundërshton propozimin e PS:...

1:17

“Gen Z nuk kërkon vetëm rrogë”, Studimi...

12:37

Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6...

12:25

Kontrolle në Tiranë, policia sekuestron armë të...

12:06

Kthim në vendin e vuajtjes së dënimit,...

11:59

FIFA tërhiqet nga “privatizimi” i Botërorit! Presioni...

11:42

Belshi kundër shkrirjes me Elbasanin, banorët në...

11:28

Reforma Territoriale/ Selenica kundër bashkimit me Vlorën,...

11:09

Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë...

11:02

Skadon sot afati për kompensimin e naftës,...

10:45

U kapën me 5 kg kanabis në...

10:30

Vlorë/ Arrestohet me armë dhe drogë, 30-vjeçari...

10:15

Ilir Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar...

10:09

VIDEO/ Tërmeti i fortë në Napoli, pamje...

10:01

Raketat ruse godasin Kievin, humbin jetën 9...

Më të klikuarat

  • Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti...
  • Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët...
  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ja sa do të shënojë t...
  • Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun në Gji...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.