Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen 12 persona të...

Taksisti grabit turisten në Mykonos, i merr çantën Hermès...

Netanyahu: Nuk largohemi nga Gaza! Kryeministri i Izraelit refuzon...

“Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plagos...

Pritet marrëveshje për Hormuzin, mund të firmoset brenda të...

Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e bllokuar në...

Rusia godet me raketa Kievin, 17 të vrarë dhe...

“Rama i jep 8.5 milionë euro Beqirit”, Berisha: Kompania...

Dosja “Epstein” rikthehet në qendër të vëmendjes, kryeministri i...

Flakët “përpijnë” pyjet në Shqipëri, avioni i parë zjarrfikës...

Nga autonomia spitalore, tek investimet, Manastirliu: Programi për ngritjen në një tjetër nivel të shëndetësisë

12 Qershor 20:55

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, në 30 vjetorin e krijimit  të saj, nënvizoi se kjo parti është e vetmja forcë politike që mund ta transformojë, modernizojë dhe ndërtojë të ardhmen e Shqipërisë. Manastirliu renditi objektivat madhorë të programit të mandatit të tretë për ngritjen në një tjetër nivel të sektorit shëndetësor.

“Ka ardhur momenti ta ngremë në një nivel të ri shërbimin ndaj pacientit me zbatimin e autonomise spitalore. Fillojmë me Spitalin Memorial të Fier dhe më pas e eksportojmë këtë model kudo në Shqipëri. Brenda 2025, do të krijojmë katër Polet Spitalore që do të bëhen Qendra të referencës diagnostikuese dhe trajtuese në katër rajonet e vendit. Do të ngremë 10 qendra model të mjekësisë familjare, me shërbime të integruara socio-shëndetësore, me fokus problemet e shëndetit mendor, shërbimet për fëmijët dhe të rinjtë, dhe kujdesin paliativ brenda vitit 2024. Do të konsolidojmë Platformën e Integruar të Shëndetësisë Digjitale, që zgjeron sistemet e shëndetësisë elektronike, sistemet e përgjigjes ndaj epidemive, sistemet e menaxhimit të shërbimit farmaceutik dhe rrjetin e Telemjekësisë dhe konsultave ambulatore në çdo nivel shërbimi. Do të ndërtojmë Programin Kombëtar të mjekësisë së specializuar të lëvizshme, me qëllim që, qytetarët dhe në zonat më të thella të vendit të kenë akses periodik në shërbimin shëndetësor”, deklaroi Manastirliu.

Duke folur për investimet në shëndetësi, Manastirliu tha:

“Kantieri i shëndetësisë nuk do të ndalet dhe do të finalizojmë gjatë këtij mandati projektet e mëdha të ndërtimit të Spitalit të ri Sëmundjeve të brendshme në QSUT, Spitalit pediatrik ne Tiranë, Spitalit Infektiv, Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, Spitalit pediatrik në Elbasan dhe Spitalit Rajonal të Kukësit. Viti 2025 do ta gjejë tërësisht të rehabilituar infrastrukturën e të gjitha qendrave shëndetësore dhe ambulancave, në çdo cep të Shqipërisë”.

Ministrja e Shëndetësisë tha se pandemia e COVID-19 u përballua falë profesionalizmit të stafeve mjekesore, solidaritetit qytetar dhe investimeve në sistemin shëndetësor.

“Pandemia na vuri në provë të vështirë. Por nuk na gjunjëzoi! Iu përgjigjëm me profesionalizmin e stafeve tona mjekësore, dhe me solidaritetin e qytetarëve të mrekullueshëm të këtij vendi. Ia dolëm sepse i sëmuri i madh që ishte sistemi shëndetësor në vitin 2013, pas një terapie të fortë dhe të pandalur 8-vjeçare, tashmë ishte ngritur në këmbë”, tha Manastirliu.

Duke u shprehur se harta e të dhënave të infektueshmërisë për kontinentit tregon se Islanda dhe Shqipëria janë prej disa javësh me nivelin më të ulët të infektimeve, Manastirliu tha se vaksinimi anti-COVID do të vijojë.

“Sot, kur ne i afrohemi shifrës së 1 milion vaksinimeve, nuk kemi thjesht 1 milion qytetarë më të mbrojtur. Sot ne kemi garanci të shtuara për biznesin, për turizmin, për ekonominë tonë. Prandaj do të vazhdojmë pa u ndalur, sipas një plani të mirëmenduar, deri kur të kemi vaksinuar edhe qytetarin e fundit, për t’i dhënë goditjen finale virusit, dhe për t’iu rikthyer plotësisht normalitetit”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Në fjalën e saj në Kongres, Ministrja e Shëndetësisë theksoi se angazhimi për Shqipërinë e 2030-ës përpara shqiptarëve është ndërtimi i një sektori shëndetësor, që mishëron ato parime dhe vlera, që dolën në pah gjatë muajve të pandemisë.

Posted Under:
Sociale Vendi
Tagged:
kongresi i PS Manastirliu shendetesia

Nga e njëjta kategori

Me kallashnikov dhe motor pa targa, ja çfarë morën hajdutët nga argjendaria

më shumë...

Grabitje me armë në një argjendari në Paskuqan

më shumë...

Fluks në Kapshticë e Qafë Thanë, emigrantët dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut vijnë për pushime

më shumë...

Riorganizohen “Gjuhët e Huaja”, programet e reja të këtij fakulteti ofrojnë më shumë mundësi punësimi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:56

Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen 12...

3:34

Me kallashnikov dhe motor pa targa, ja...

3:04

Grabitje me armë në një argjendari në...

2:58

Studimi: Stresi në punë po u shkatërron...

2:47

Fluks në Kapshticë e Qafë Thanë, emigrantët...

2:40

Taksisti grabit turisten në Mykonos, i merr...

2:35

Netanyahu: Nuk largohemi nga Gaza! Kryeministri i...

2:27

Riorganizohen “Gjuhët e Huaja”, programet e reja...

2:24

Rëndohet qarkullimi në Shkodër, shkak kthimi i...

2:22

“Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”,...

2:07

Rritet numri i turistëve në Shkodër, 20...

2:02

Pritet marrëveshje për Hormuzin, mund të firmoset...

1:53

Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e...

1:49

Cilat ngjyra do ju mbajnë më freskët...

1:22

Ishte shpallur në kërkim për kultivim të...

1:19

Vjen në Shqipëri avioni i parë zjarrfikës,...

1:10

Kremi kundër diellit, cilët janë përbërësit e...

12:52

Rusia godet me raketa Kievin, 17 të...

12:51

Monitorimi i check up dhe dializës, Sala:...

12:33

“Rama i jep 8.5 milionë euro Beqirit”,...

Më të klikuarat

  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e bllokuar në lodrën e dru...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e ministres itali...
  • “Kur fati të troket 2 herë në jetë”, hodhi gabimisht biletën...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.