Subscribe

Jemi pikërisht në sezonin e vitit ku shkëmbëhen më shumë dhurata. Pikërisht për këtë është diskutuar sot në “Living Room”.

Mes të ftuarve ka qenë edhe moderatorja Jonida Alickolli e cila ka thënë se kënaqësinë më të madhe e merr kur bën dhurata. Ajo ka ndarë edhe një episod mjaft emocionuesme babain e saj të ndjerë.

“Im at ka patur ditëlindjen në 1 janar. Ka qenë nga ata njerëz që nuk pretendonte, ama kur nuk e priste që në 12 do i bëheshin dhurata, ai momenti me lot në sy më jep një ndjesi që nuk përshkruhet. Ne edhe sot e festojmë njësoj 1 janarin. festojmë për të. Ndërsa mamait i kam bërë një varëse me emrat e mbesave të saj dhe pash që filloi të qante dhe nuk ka lumturi më të madhe kur e sheh që dhurata e ka kryer misionin”, shprehet Jonida./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *