Subscribe

Komisioneri publik kërkon shkarkimin nga e ish-drejtueses së krimeve të rënda Donika Prela. Në seancën e kësaj të enjte përfaqësuesi i Institucionit të Komisionerit Florian Ballhysa, argumentoi se Prela nuk mund të provoje burimet  e ligjshme për  dy pasuri, për një shtëpi në Tiranë dhe një tjetër në Durrës.

 

Gjithashtu komisioneri ka vene në dyshim edhe  një hua  prej 15 mije eurosh të marrë nga një i afërmi i Perlës. Ndërsa problem mbetet edhe  mospagimi i sigurimeve shoqerore per disa muaj nga bashkëshorti i prokurores. Prela e ka justifikuar këtë fakt me mungesën e dijenisë qe kompania ku bashkëshorti kishte punuar si inxhinier nuk kishte shlyer detyrimet.

 

Ndërkohë dy gjyqtaret Natasha Mulaj dhe Ina Rama, për të cilat Prela ka thënë se ka konflikt interesi do të vijojnë të jenë pjesë e trupës. Komisioneri deklaroi se kjo kërkesë është një përpjekje për të zvarritur dhe vonuar procesin.

 

Vendimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit do të jepet me datë 11 shtator pasi Prokurorja ka paraqitur prova te reja. Pas përfundimit të seancës Prela refuzoi t’i përgjigje interesit te ,medias.

 

 

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e kaloi fazën e parë të vettingut  me 5 shkurt të vitit 2019 në Komisionin e Pavarur të Kualifimit. Megjithatë, Prela ende nuk i ka mbyllur llogaritë pasi Komisioneri Publik ankimoi vendimin e shkalle se pare te vetingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *