Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar.
Në pranga është vënë 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu. Denoncimi në polici është bërë nga babai i fëmijës, pasi ka konstatuar shenja dhune në fytyrën e të miturit.
Fillimisht, babai e ka dërguar fëmijën në spital, ku i janë kryer ekzaminimet përkatëse. Sipas të dhënave, 2-vjeçari kishte një të nxirë në faqe dhe shenja skuqjeje në veshë.
Gjatë marrjes në pyetje, 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu ka deklaruar se e ka goditur fëmijën me shpullë, pasi ai nuk po e zinte gjumi dhe ajo nuk po e duronte dot situatën. Sipas burimeve, edhe nga pamjet filmike është konstatuar se edukatorja 32-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës.
/vizionplus.tv





