Shkodra i jep sot lamtumirën e fundit Bleona Çelajt dhe dy fëmijëve të saj të mitur, të cilët humbën jetën tragjikisht në zjarrin që përfshiu banesën e tyre në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë.
Bleona Çelaj, 24 vjeçe, së bashku me fëmijët e saj, 3 dhe 1 vjeç, do të përcillen sot për në banesën e fundit. Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa varrimi do të mbahet në varrezat e Domnit.
Familjarët do të presin ngushëllime në zonën “Shpëtimi” në Golem, ndërsa vizitat e ngushëllimit do të vijojnë për tre ditë.
Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, pasi nëna dhe dy fëmijët e saj humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Shkaqet e zjarrit vijojnë të jenë objekt hetimi nga autoritetet.





