E diel, 29 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Bota

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga Gjermania në Siri

Fluturimet direkte nga Gjermania drejt Sirisë rifilluan të mërkurën pas një ndërprerjeje gati 14-vjeçare, sipas raportimeve të mediave, transmeton Anadolu.

Një avion i kompanisë ajrore LEAV Aviation me seli në Këln u nis në mëngjes nga Dyseldorfi drejt kryeqytetit sirian, Damask, bëri të ditur kompania.

Sipas LEAV, ky ishte fluturimi i parë direkt nga Gjermania drejt Sirisë pas më shumë se një dekade.

Gjermania dhe Siria kishin punuar për rifillimin e fluturimeve direkte përmes negociatave politike. Përfaqësues të të dy vendeve nënshkruan një marrëveshje dypalëshe për transportin ajror në Damask më 16 korrik.

Marrëveshja krijoi kuadrin ligjor për fluturimet direkte dhe sqaroi çështje si të drejtat e trafikut ajror, frekuenca e fluturimeve, licencat, siguria dhe aspektet teknike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë