E ardhmja e qeverisë në duart e votuesve, Spanja mban zgjedhjet e parakohshme

Spanja voton këtë të diel në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të përcaktojnë nëse kryeministri socialist Pedro Sanchez do të sigurojë një mandat tjetër apo vendi do të kalojë nën drejtimin e konservatorëve, me mbështetjen e mundshme të së djathtës ekstreme.
Partia Socialiste e Sanchezit (PSOE) përballet me një garë të fortë nga Partia Popullore konservatore (PP), e drejtuar nga Alberto Núñez Feijóo.
Sondazhet e fundit e nxjerrin Sanchezin pak pas rivalit të tij, Feijóo, por kryeministri është shprehur optimist për fitoren.
Qytetarët mund të votojnë deri në orën 20:00 të së dielës, ndërsa rezultatet paraprake pritet të publikohen rreth një orë pas mbylljes së qendrave të votimit.
Numërimi zyrtar do të vijojë gjatë natës deri të hënën.
/vizionplus.tv




