Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë:...

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar...

Ja si ChatGPT i shpëtoi jetën 29-vjeçares, nxirja pas pushimeve zbuloi sëmundjen e rëndë që mjekët nuk e vunë re

29 Korrik 21:40

Një pushim familjar në Spanjë u kthye në një makth për një 29-vjeçare nga Britania, pasi nxirja e pazakontë e lëkurës rezultoi të ishte shenjë e një sëmundjeje të rrallë dhe potencialisht vdekjeprurëse.

Poppy Guy udhëtoi drejt Malagës, por pas pushimeve, ajo vuri re se lëkura e saj po errësohej në mënyrë të pazakontë, deri në një ngjyrë shumë të theksuar kafe të errët.

“Barku im ishte gati i zi. Të gjithë pyesnin pse isha bërë kaq e errët”, tregoi ajo.

Por ndryshimi i ngjyrës së lëkurës shoqërohej edhe me simptoma të tjera shqetësuese. Poppy vuante nga të vjella të përditshme, marramendje, dobësi ekstreme dhe vështirësi në frymëmarrje. Ajo kishte kërkuar ndihmë mjekësore disa herë, por sipas saj, simptomat i ishin atribuar ankthit.

E shqetësuar, nëna e dy fëmijëve përdori inteligjencën artificiale për të kërkuar shpjegime për gjendjen e saj. ChatGPT i sugjeroi si një mundësi sëmundjen e Addison-it, një çrregullim i rrallë ku gjëndrat mbiveshkore nuk prodhojnë mjaftueshëm hormone.

Pasi i përmendi mjekut dyshimin për këtë sëmundje, ajo u dërgua për ekzaminime urgjente në spital. Një javë më vonë, Poppy u rrëzua në shtëpi dhe u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët zbuluan se kishte pësuar një krizë mbiveshkore,  një komplikacion i rëndë që mund të jetë fatal.

“Mjeku më tha se nëse nuk do të kisha shkuar në spital atë ditë, ndoshta nuk do të isha gjallë”, rrëfeu ajo.

Pas diagnozës, Poppy nisi trajtimin me medikamente dhe aktualisht merr 11 tableta në ditë. Ajo po kryen edhe fizioterapi, pasi sëmundja e ka lënë përkohësisht me vështirësi në ecje.

Sëmundja e Addison-it shkakton shpesh lodhje, errësim të lëkurës, humbje peshe, dhimbje barku, marramendje dhe dobësi të muskujve. Një nga komplikacionet më të rënda është kriza mbiveshkore, e cila kërkon trajtim të menjëhershëm.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
ChatGPT Pushim semundje Spanje Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

më shumë...

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun dhe Shalën në seancën e së dielës

më shumë...

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë përballë Kryeministrisë! Një pjesë e protestuesve vijojnë marshimin në rrugë

më shumë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi ngjarjen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina e bashkëpunëto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.