E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Bota

U strehua në SHBA, Bolsonaro: Trump më priti, do ta kthej Amerikën në bazë të opozitës kundër Lulës

Nga Shtetet e Bashkuara, ku është larguar, Flavio Bolsonaro falenderoi Donald Trumpin për mikpritjen, por premtoi gjithashtu se do ta përdorë vendin si bazë për të zhvilluar opozitën kundër presidentit të zgjedhur të Brazilit, Lula da Silvës.

Në një letër të hapur, të shpërndarë për gazetarët nga aleatët e tij pas mbërritjes në Miami së bashku me familjen, Bolsonaro pretendoi se është “presidenti i vërtetë i zgjedhur i Brazilit”, pavarësisht humbjes në raundin e dytë të zgjedhjeve të së dielës.

Reklamë

Ai falenderoi Donald Trumpin dhe “popullin e mrekullueshëm amerikan që më mirëpriti”, si dhe presidentin e Argjentinës, Javier Milei, i cili, sipas raportimeve, e ndihmoi të largohej nga Brazili drejt SHBA-së.

Bolsonaro deklaroi gjithashtu se në Brazil është zhvilluar një “fushatë përndjekjeje të motivuar politikisht, me qëllim që të më mbajnë peng”.

Reklamë

“Dua t’u them jo vetëm 60 milionë votuesve të mi, por edhe popullit brazilian, se unë jam presidenti i zgjedhur dhe se kriminelët që vodhën zgjedhjet në Brazil janë pjesë e një organizate kriminale që ka vendosur një tirani”, thuhet në letrën e tij. Ai nuk paraqiti asnjë provë për pretendimet e tij për manipulim të zgjedhjeve.

“Përballë politizimit të sistemit gjyqësor në Brazil, solla familjen time në Shtetet e Bashkuara”, deklaroi senatori i krahut të djathtë, duke këmbëngulur se nuk ishte larguar nga vendi për t’u arratisur, por që të mund të bëhej “udhëheqësi që meriton populli im”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.