E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Bota

Zelensky: Rusia sinjalizon gatishmëri për negociata në Abu Dhabi, ja çfarë pritet të diskutohet në nëntor

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se, pas bisedës midis liderëve evropianë dhe presidentit rus, Vladimir Putin, krijohet përshtypja se Rusia është seriozisht e përkushtuar ndaj takimit të ekipeve negociuese në Abu Dhabi.

Gjatë këtij takimi, palët planifikojnë të diskutojnë hapat e parë drejt de-eskalimit në sektorin e energjisë dhe në det, si dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Reklamë

Kreu i shtetit e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede me gazetarët, sipas “Ukrinform“.

“Të hënën në mbrëmje, fola me kryeministrin e Norvegjisë dhe presidentin e Finlandës, si vazhdimësi e takimit tonë në Oslo dhe në prag të takimit të tyre të sotëm (27 tetor – Shën. i red.) me palën ruse. Ne i diskutuam çështjet. Në thelb, në Oslo u njohëm me agjendën për takimin e ardhshëm trepalësh të ekipeve negociuese, i planifikuar për në nëntor në Abu Dhabi. Ata donin ta diskutonin këtë me mua dhe më pas me liderin rus”, citohet të ketë thënë ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.