Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo folklorit”,...

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin mbështetje Kolumbisë

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin e bashkisë

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët e Dimalit...

Makina del nga rruga në Torino, përplas disa persona,...

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë, Nufi: Krenarë...

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet dëshmia e...

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos tarifa për...

SPAK: Sekuestro pasurish me vlerë 440 mln euro në 6 muaj, 183 procedime të përfunduara dhe ulje e stokut të hetimeve

30 Korrik 14:47

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar bilancin e veprimtarisë për periudhën 1 janar–15 korrik 2026.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë përfunduar 183 procedime penale, ose 64.9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Në të njëjtën kohë, numri i procedimeve aktive është ulur nga 616 në 551, ndërsa raporti mes çështjeve të reja dhe atyre të përfunduara ka arritur në 166.4%, duke reflektuar edhe trajtimin e dosjeve të mbartura nga vitet e mëparshme.

Një nga treguesit kryesorë të raportit lidhet me hetimet financiare. Me kërkesë të SPAK-ut, gjykata ka vendosur masa sekuestroje preventive mbi pasuri me vlerë  rreth 440 milionë euro, në kuadër të pesë procedimeve penale. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë mbi 150 mijë metra katrorë toka, troje dhe pyje, më shumë se 60 vila, apartamente dhe struktura hoteliere, mbi 10 shoqëri tregtare, më shumë se 620 llogari bankare, si dhe rreth 100 automjete e mjete lundruese. SPAK sqaron se kjo vlerë është paraprake dhe se masa e sekuestros nuk përbën konfiskim përfundimtar.

Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka shënuar progres të konsiderueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë gjysmës së parë të vitit, duke theksuar se hetimet mbështeten në prova dhe fakte, ndërsa çështjet komplekse kërkojnë kohën e nevojshme për t’u përfunduar.

Raporti evidenton edhe përshpejtimin e trajtimit të procedimeve të regjistruara në vitet 2019–2021. Nga 108 procedime të mbartura që ishin aktive në fillim të vitit, deri më 15 korrik janë përfunduar 63, me një normë zgjidhshmërie prej 58.3%, krahasuar me vetëm 8.3% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë periudhës raportuese, SPAK ka dërguar për gjykim 34 çështje të reja me 228 persona të pandehur, ndërsa ka hetuar 13 procedime që përfshijnë 16 zyrtarë ose ish-zyrtarë të nivelit të lartë, mes tyre kryetarë bashkish, ministra, deputetë, drejtues institucionesh, gjyqtarë dhe prokurorë.

Në të njëjtën kohë, kanë marrë formë të prerë vendimet e dënimit për 74 persona, nga të cilët 48 janë dënuar me burg. Mes të dënuarve janë edhe shtatë ish-zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë ish-ministra, ish-deputetë, ish-kryetarë bashkish dhe ish-prokurorë.

Raporti tregon gjithashtu se gjatë gjysmës së parë të vitit janë regjistruar 110 procedime të reja penale, mbi gjysma e të cilave janë nisur kryesisht nga vetë SPAK si rezultat i hetimeve proaktive.

Në aspektin ndërkombëtar, SPAK ka dërguar 107 kërkesa për ndihmë juridike jashtë vendit, ka trajtuar 40 kërkesa të ardhura nga autoritetet e huaja, ka krijuar gjashtë skuadra të reja të përbashkëta hetimore dhe ka aktualisht 33 skuadra aktive. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 36 persona.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
SPAK

Nga e njëjta kategori

Shakira reagon pas tërmetit tragjik në Kolumbi: Zemra ime është me ju!

më shumë...

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin mbështetje Kolumbisë

më shumë...

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Ksamil/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, ndëshkohet me 500 000 lekë të rinj drejtuesi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:14

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë,...

10:47

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

10:39

Shakira reagon pas tërmetit tragjik në Kolumbi:...

10:26

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin...

10:22

Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun...

10:06

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët...

9:52

Ksamil/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet...

9:41

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin...

9:39

A duhet të futesh në ujë menjëherë...

9:14

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët...

8:47

Makina del nga rruga në Torino, përplas...

8:38

Krujë/ Zjarr i madh në Halil, flakët...

8:31

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

8:07

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë,...

7:31

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet...

7:12

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos...

7:11

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

6:47

5 kate pa leje në Qeparo, Hita...

6:42

Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në...

6:36

Bilanci i AMP-së për korrikun: 11 të...

Më të klikuarat

  • Nëna e 20 vjeçarit që u vra në Korçë prek me dedikimin për t...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.