Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

Bombola, shkaku i tragjedisë? Nëna dhe fëmijët e saj besohet se u dogjën nga shpërthimi i gazit

30 Korrik 13:31

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e ndodhur një ditë më parë në fshatin Domen të Postribës, në Shkodër, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj humbën jetën pasi u përfshinë nga flakët brenda një banese të vjetër.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, trupat e tre viktimave janë gjetur pranë njëri-tjetrit, të karbonizuar. Dyshohet se në momentet e fundit, nëna është përpjekur të mbrojë fëmijët e saj, por nuk ka mundur të dalë nga banesa. Foshnja 1-vjeçare është gjetur në krahët e së ëmës, ndërsa fëmija tjetër ndodhej vetëm pak metra larg tyre.

Lexo edhe :

Related Posts

DETAJE/ Shpërthimi i bombolës së gazit i mori jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve në Postribë, çatia u shemb dhe i zuri poshtë

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë sekuestruar si provë materiale mbetjet e një bombole të vogël gazi (petrogaz), e cila dyshohet se mund të ketë lidhje me shpërthimin dhe zjarrin.

Hetuesit kanë gjetur gjithashtu sustën e një shtrati, ndërsa pjesa tjetër e banesës ishte shkatërruar plotësisht nga flakët.

Jashtë shtëpisë janë gjetur çantat e familjes Çelaj, të cilat kishin mbetur të paprekura.  Të gjitha provat materiale do të dërgohen për ekspertim në Tiranë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Në dëshminë e tij, babai i fëmijëve dhe bashkëshorti i viktimës ka deklaruar se familja kishte marrë me vete edhe një shishe me benzinë, e cila do të përdorej për pastrime dhe punime në banesën e vjetër.

Ai ka treguar se ishte larguar për pak minuta drejt një marketi për të blerë disa sende, dhe gjatë mungesës së tij banesa është përfshirë nga flakët. Sipas dyshimit kryesor të grupit hetimor, zjarri mund të ketë nisur në momentin kur nëna ka tentuar të ndizte bombolën e gazit për të gatuar.

Një rrjedhje e mundshme e gazit mund të ketë shkaktuar shpërthimin fatal. Hetuesit nuk përjashtojnë as mundësinë që dy fëmijët të kenë qenë në gjumë kur shpërtheu zjarri. Izolimi i banesës dhe mungesa e shtëpive të tjera pranë saj bënë që flakët të mos vëreheshin menjëherë. Vonesa në njoftim, e kombinuar me terrenin e vështirë malor, pengoi gjithashtu ndërhyrjen në kohë të ekipeve të emergjencës.

Familja Çelaj jetonte prej vitesh në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime. Ata kishin shkuar në banesën e tyre të vjetër me qëllim pastrimin dhe sistemimin e saj, por vizita u shndërrua në një tragjedi që tronditi mbarë opinionin publik./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
bleona celaj Postribe

Nga e njëjta kategori

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se jemi një vend normal evropian

më shumë...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të reja mbi ngjarjen

më shumë...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan (EMRAT)

më shumë...

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një person me plumb në kokë, autorit i ngec arma! Policia arreston atentatorin (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Truri ”rinohet” duke mësuar më shumë gjuhë...

10:24

Këto janë shenjat e Horoskopit që harxhojnë...

10:11

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku...

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.