Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Rama: Makineria elektorale e PS duhet të ndryshojë qasje, pritshmëritë ndaj nesh janë rritur

30 Korrik 17:53

Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryetarët e komisioneve parlamentare dhe drejtuesit politikë të PS-së, tha se ka ardhur momenti që makineria elektorale të ndryshojë qasje.

Rama tha se që nga viti 2011 makineria elektorale e PS-së ka filluar të funksionojë në mënyrë perfekte, por ka ardhur momenti që të bëjë më shumë, duke qenë përballë qytetarëve.

“Makineria jonë nisi të rindërtohet pas zgjedhjeve vendore të Tiranës në vitin 2011, kur pamë se si një fitore të sigurt e katandisëm në një fitore të ngushtë, sa mjaftoi një robot në krye të KQZ-së për të na nxjerrë jashtë nga Bashkia e Tiranës.

Aty e kuptuam se, edhe pse kishim mbështetjen e qytetarëve, nuk kishim makinerinë elektorale që e kthen shumicën e qytetarëve në votë. Në atë kohë lexuam, punuam dhe nisëm ndryshimin për të nxjerrë PS-në fituese.

Nga dita kur kjo parti doli e dërrmuar nga humbja pa apel në vitin 2005, në ditën kur nuk ia doli të rikthehej në vitin 2009, e pastaj prej çdo dite zgjedhore, falë makinerisë elektorale, kemi shënuar 9 fitore dhe 1 humbje.

Ajo makineri na ka bërë të transformojmë Shqipërinë në një realitet ku pritshmëritë janë rritur.

Por sot, kur Bulevardi i Flamingove na ka futur në fazën e re dhe algoritmi që është futur ka spostuar informimin e qytetarëve në celularët e tyre, ka ardhur koha që ne t’i bëjmë vetes shumë pyetje, duke nisur nga makineria jonë elektorale.

Kryetarët e organizatave dinë sa vota socialiste kanë në qendrat e tyre të votimit, por po të provojmë t’i pyesim se sa herë i keni dëgjuar të gjithë ata që numëroni symbyllur, kam frikë se po të përgjigjen pa dorashka do të thonë: Asnjëherë, qyshse kemi qenë në opozitë.

Ndryshimi i kësaj përgjigjeje është domosdoshmëri jetike për ecurinë e mëtejshme, për mosndryshkjen dhe mosplakjen e PS-së.

Një domosdoshmëri që ne që jemi këtu, drejtuesit politikë dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, kabineti qeveritar, kryebashkiakët dhe gjithë lidershipi i partisë në territore, duhet ta jetojmë nga sot e tutje me sensin e përparësisë së përditshme.

Në epokën e mungesave, makineria jonë elektorale ka fituar sepse ka mobilizuar mirënjohjen për gjithçka që është bërë. Në epokën e pritshmërive, kjo makineri duhet të bëjë një transformim jetik.

Mirënjohja nuk është më një element kyç. Përballja me një realitet të ri pritshmërish sapo ka filluar.

Kur flas për mirënjohje, kam parasysh edhe dijen, sepse janë bërë shumë gjëra, dhe shpresën se të tjera gjëra do të bëhen dhe ju e meritoni mbështetjen, ndërkohë që sot është krejt tjetër skena që po formësohet për të gjithë faktorët që fola.

Detyra jonë është jo ta mbrojmë makinerinë nga çfarë ka rreth e jashtë saj, por ta shpëtojmë nga vetvetja.

Pikërisht në këtë gjatësi vale kam shkruar dokumentin që keni përpara si draft, tërësisht i hapur për shënimet tuaja”, u shpreh Rama.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
makineria PS rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja të zodiakut do të përjetojnë ditë të bukura deri në fund të vitit 2026

më shumë...

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

më shumë...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se cili do të jetë numri i ri në shpinën e Muçit

më shumë...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.