Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

“BESA është fjala jonë ndaj vetvetes”, Rama prezanton “frymën” e dokumentit

30 Korrik 18:09

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, ka zhvilluar pasditen e kësaj të enjteje një takim me drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve.

Gjatë fjalës së tij, Rama u prezantoi “frymën” e dokumentit “Prania besnike”. Platforma rendit pika si respekti për të dëgjuar, empatia, solidariteti, korrektesa dhe përkushtimi.

Kreu i PS-së u ndal edhe te rëndësia e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke përmendur studime që, sipas tij, tregojnë se një bisedë ku qytetari dëgjohet pa u gjykuar mund të ketë ndikim më të madh sesa kontakti elektoral.

Rama: Respekti si gatishmëri, dëgjimi si puna e parë e partisë, si disiplinë e re e partisë. Dëgjimi në çdo kohë, edhe kur s’ka fushatë, edhe kur s’ka kamera, edhe kur s’ka simpatizantë. Empatia si angazhim për të ndërvepruar. Empatia është forcë që asnjë algoritëm nuk e prodhon dot. Njeriu të ka dhënë besimin dhe të ka lënë në dorë edhe dinjitetin. Halli i tij nuk është monedhë për kursim e këmbim politik. Solidariteti. Partia dëgjon këdo pa e pyetur “me kë je”, “çfarë ke bërë dikur”, “çfarë kahu politik të pëlqen”, pa e pyetur fare për politikë. Dera që hapet vetëm për tanët, është derë që mbyllet për të gjithë ne. Korrektesa si detyrim për të kthyer përgjigje. Mospërgjigjja duhet të shpallet e ndaluar në PS. Halli nuk bëhet më i vogël kur nuk zgjidhet.

Përkushtimi ndaj kësaj makinerie. Kjo kthesë nis nga ne që jemi në këtë sallë, nis nga qeveria, ose nuk merr besueshmërinë për të vazhduar si një kthesë e PS-së. Kritika jonë e brendshme mirëpritet. Brenda nesh flitet hapur, me zë të lartë, drejt e në sy. Kurse në rastin e qytetarit përballë tij, ajo bëhet si vetëkritikë, jo si spektator që shfrytëzon problemin për interesin e vet dhe ia lë skuadrës “kodoshin” në derë. Kjo është prania hileqare. Është domosdoshmëri që i gjithë drejtimi i partisë të fokusohet te shkrirja e kufijve që janë shumë të dukshëm për njerëzit që janë në territor. Kufijtë mes nesh dhe atyre. Përpjekja e brendshme kundër hendekut mes nesh, që nuk jemi tanët. Ky hendek është shumë më tepër në kokën tonë sesa në territorin e njerëzve që bashkëjetojnë.

Dua t’ju them se një nga studimet e fundit tregojnë se në një bisedë të vetme 10-minutëshe, ku tjetri dëgjohet pa u ndërprerë, ndryshon gjykime më thellë dhe më shumë sesa kontakti elektoral. Eksperimentet e bëra kanë zgjedhur këtë metodë. Parafytyroni këtë metodë, më shumë se 10 herë efektive se sa kontaktet dhe e kanë nxjerrë me një impakt 100-fish më të lartë sesa impakti i përpjekjes për të bindur njerëzit përmes publicitetit politik. Prandaj, dëgjimi duhet të bëhet teknologjia më e avancuar e PS-së. Njerëzit që nuk kanë votuar për ne, por që janë njerëz që i besojnë punës dhe besojnë te vetja, janë njerëzit tanë. Mes nesh dhe atyre mungon vetëm një gjë, komunikimi ynë i drejtpërdrejtë. Nga i cili, si ne ashtu edhe ata, mund të mësojmë, por mund të ndryshojmë edhe qëndrime të rrënjosura të tjetrit që kemi përballë. Fjala jonë ndaj qytetarit kërkon të kontrollohet dhe këtë gjë e bën mekanizmi që do duhet të vërë në zbatim qeverinë. Prania Besnike është fjala jonë ndaj vetvetes. PS duhet të hyjë te përjashtimet, ky është misioni ynë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
PS rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri rrezikon shtëpitë e tjera

më shumë...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

më shumë...

“Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në aksident, flet mes dhimbjes shqiptari në Greqi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.