Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët në kushte...

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon, rriten rastet...

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi...

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim bashkiak të...

Netanyahu e quajti Britaninë një “Republikë Islamike”

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, dy të arrestuar në...

Aksident i rëndë hekurudhor, treni me 150 pasagjerë del...

Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë dronin që hyri në...

Përmbytje masive në Japoni, 6 viktima dhe mijëra të...

“Mandati i katërt, s’duhet të jetë zgjatim i tre mandateve të mëparshme”, Rama: Partia duhet të jetë pranë qytetarëve!

30 Korrik 17:46

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, ka zhvilluar pasditen e kësaj të enjteje një takim me drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve, në kuadër të BESË-s.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria ka dalë nga një periudhë varfërie dhe shpërfilljeje dhe se tashmë ndodhet në një epokë të re, me vlerësimin më të lartë ndërkombëtar që ka pasur ndonjëherë.

Sipas tij, sfida kryesore tani është forcimi i besimit të qytetarëve te shteti dhe institucionet.

Rama shtoi se Partia Socialiste duhet të mbetet në shërbim të qytetarëve dhe të ecë përpara me ide të qarta dhe këmbëngulje, duke theksuar se objektivi është përmbushja e një “misioni historik” për vendin.

Rama: Ne e nxorëm Shqipërinë nga një epokë varfërie dhe shpërfilljeje, sot jemi në një epokë tjetër, me një vlerësim ndërkombëtar më të lartë se ndonjëherë. Pikërisht sepse kemi hyrë në këtë epokë ka nisur prova jonë. Fuqizimi i besimit te shteti, qeveria dhe institucionet është prova dhe sprova e pjekurisë së demokracisë.

Prandaj, mandati i katërt nuk mund dhe nuk duhet, dhe ne do të bëjmë çmos që të mos jetë zgjatimi i tre mandateve të mëparshme. Mandati i katërt duhet të jetë një kthesë, sepse për PS-në duhet të jetë mandati i kthesës strategjike drejt njerëzve. Te partia që rri pranë tyre kur njerëzit kërkojnë vëmendjen e saj për t’i treguar se çfarë vendi duan. Nga dëgjimi i njerëzve si mirësjellje, te detyrimi ynë për të qenë atje kur ka nevojë të dëgjohet zëri i tyre. Nga qytetari që kërkon të hapë një derë, te partia që e ndihmon pa i kërkuar votën që t’ia hapë derën.

Të qëndrosh gjatë në pushtet nuk mund të nënkuptojë t’u zësh vendin të rinjve, por t’u hapësh rrugën të rinjve nuk do të thotë t’ia dorëzosh Shqipërinë, por të hapësh partinë, të krijosh hapësirë për ide të reja, të prodhosh drejtues dhe jo vetëm ndjekës. Unë nuk dua që ne të qëndrojmë sa më gjatë në vendin që jemi ulur, por të kryejmë sa më shumë punë. Dua ta ngjizim Shqipërinë në BE, të bëjmë të palëkundshme pavarësinë e drejtësisë dhe institucionet tona të afta të funksionojnë njësoj për të gjithë. T’i japim jetë një marrëdhënieje tjetër mes qytetarit dhe qeverisë, ta vëmë partinë në dispozicion të qytetarit.

Të ecim para me ide të qarta dhe këmbëngulje të madhe deri në ditën kur populli të flasë ndryshe me votën e tij. Detyra jonë është të mos lidhemi me pushtetin, se partitë nuk plaken nga numri i viteve që mbajnë mbi supe. Ne mund ta çojmë jo vetëm këtë mandat me sukses, por PS mund të kërkojë mandate të tjera, vetëm nëse gjatë këtyre mandateve duartrokasim edhe atë që nuk na duartroket. Ne mund të vazhdojmë të bëjmë histori, sepse ka ende për të përmbushur një mision historik.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
PS rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në Pogradec, përmbyten rrugët

më shumë...

“Kriza në Kosovë rikthen sërish vëmendjen te Gjykata Kushtetuese”, a mund ta zgjidhë institucioni bllokadën politike apo deputetët?

më shumë...

“Vapa ikën me Gushtin”, pas temperaturave përvëluese, moti bën kthesën e madhe! Stuhi dhe reshje shiu në jug të vendit

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, ja sa pritet të arrijnë temperaturat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

6:17

“Kriza në Kosovë rikthen sërish vëmendjen te...

5:58

“Vapa ikën me Gushtin”, pas temperaturave përvëluese,...

5:58

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e...

5:43

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

5:35

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

5:17

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët...

5:09

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon,...

4:52

“Halef”, seriali që “gozhdoi” shqiptarët para ekranit,...

4:23

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

4:07

Zjarri përfshin malin e Tërbunit në Pukë,...

3:58

SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja...

3:47

Kosova: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë...

3:31

Forcat e Armatosura në ballë të flakës...

3:18

Trafik i rënduar në Elbasan, shoferët nuk...

3:16

A mund të pretendojë Moska se ende...

2:57

Kompensimi për transportin urban, Tatimet: Linjat e...

2:51

Ekonomiku ndër më të kërkuarit, programet ofrojnë...

2:18

Aksident në Durrës, makina përmbyset në mes...

2:13

PDK bllokon sërish zyrat e qeverisë, edhe...

Më të klikuarat

  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • Arti në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Osman Buzo
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.