Gazetari Klevin Muka, në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka analizuar protestën e qytetarëve ka analizuar protestën e qytetarëve, e cila nisi si tubim kundër ndërtimit në Zvërnec, por tashmë ka marrë përmasa më të gjera, duke u shndërruar në protestë kundër keqqeverisjes.
Ai tha se nuk ka qenë qëllimi i kësaj proteste reflektimi i qeverisë, teksa shtoi se që nga dita e parë është kërkuar dorëheqja e kryeministrit.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A mendon që gjithë ky presion qytetar e ka bërë këtë mazhorancë të reflektojë?
Muka: Unë mendoj se nuk ka qenë qëllimi i kësaj proteste reflektimi i qeverisë. Që nga dita e parë është kërkuar dorëheqja e kryeministrit. Që nga slogan “Rama në burg, Berisha në burg” tregon se njerëzit po thonë “boll”. Ishte e jashtëzakonshme. Para se të ndodhte protesta filloja i shihja njerëzit me pak përbuzje se përse nuk ngriheshin, përse nuk reagonin.
Borakaj: Po njerëz që vijnë në protestë dhe kanë marrë kosto?
Muka: Unë kam takuar plot njerëz që më thonë se punojnë në administrate dhe thonë “kemi frikë të vijmë kur ka pak njerëz sepse na identifikojnë”. Por kur janë këto protesta të mëdha ke pafund, nga administrata, nga Bashkitë. Më është rikthyer besimi te njerëzit e mi.
/vizionplus.tv





