E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Protesta theu monopolin e patronazhistëve”, Nurellari: Lëvizja më proevropiane nga ’90!

Analisti Ardi Nurellari, i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka analizuar protestën e qytetarëve, e cila tashmë ndodhet në ditën e 61-të.

Sipas Nurellarit, kjo protestë shënon një epoke të re për demokracinë e vendit dhe është një evolium i popullit shqiptar dhe konsiderohet si lëvizja më proeuropiane  që ka ndodhur në Shqipëri prej 1990-ës.

“E shikoj si një pike kthese të demokracisë shqiptare, shënon fillimin e një epoke të re, pa ata liderë që e kanë mbetur peng këtë vend prej një kohe të gjatë. E shikoj si një çarje epokale, që ka thyer duopolin e partive kryesore tradicionale, ka thyer monopolin e patronazhistëve, mediave të kontrolluara, analistëve të kontrolluar që janë përpjekur ta devijojnë problematikën e qytetarëve dhe ka rikthyer një dimension të madh të solidaritetit kombëtar. Është një komb i  tërë i ngritur në këmbë. Është një dëshmi e evoluimit të popullit shqiptar, që i ka tejkaluar institucionet, duke treguar që jemi europianë dhe kjo është lëvizja më proeuropiane  që ka ndodhur në Shqipëri prej 1990-ës. Dhe i ka dëshmuar BE-së se ka një popull europian që i ka tejkaluar standardet dhe nuk është vetëm kërkesa nga jashtë që na imponohet. Tregon që këtu tashmë ka një presion nga poshtë-lartë dhe jo më vetëm nga brenda jashtë”, tha Nurellari.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh