Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 July 2026
Vizion fokus

Reforma Territoriale, propozimi i PD: Të ndahet në 6...

Pitoni sulmon një 35-vjeçar në Indonezi

Infatino sqaron “shitjen e Botërorit”! Kreu i FIFA-s mohon...

Plan për të shitur një pjesë të Kupës së...

Lamallari në Berat, inaugurohen ambientet e reja të Drejtorisë...

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60 vjeçari në...

Zjarr në një fabrikë me materiale piroteknike në Shkozet

“BESA është fjala jonë ndaj vetvetes”, Rama prezanton “frymën”...

Rama: Makineria elektorale e PS duhet të ndryshojë qasje,...

“Mandati i katërt, s’duhet të jetë zgjatim i tre...

Plan për të shitur një pjesë të Kupës së Botës? UEFA kundër Infantinos: Nuk do të marrim pjesë në asnjë turne të FIFA-s

30 Korrik 19:14

UEFA ka dalë hapur kundër Xhani Infantions, Presidentit të FIFA-s, i cili ka menduar që një pjesë vlerës së Kupës së Botës te investitotët privatë.

Për UEFA-n një gjë e tillë është totalisht e papranueshme.

Ditën e sotme 55 federata Evropiane u takuan me drejtuesit e UEFA-s dhe vendosën unanimisht të nisin një protestë të fortë.

Federatat Evropiane kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në asnjë turne të FIFA-s për sa kohë që propozimi i Infantinos është në fuqi.

Gara e parë e FIFA-s e planifikuar do të jetë Kupa e Botës për Femra nën 20 vjeç, e planifikuar për 5 shtator në Poloni, e ndjekur nga playoff-et e Kupës së Botës për Femra në tetor, ku do të marrë pjesë ede Italia.

Deklarata e plotë e UEFA-s:

UEFA dhe federatat e saj kombëtare nuk do të marrin pjesë në kompeticionet e FIFA-s

UEFA dhe 55 federatat e saj anëtare qëndrojnë të bashkuara. Ne e refuzojmë njëzëri dhe pa asnjë ekuivok propozimin e FIFA-s për të transferuar interesa pronësie mbi Kupën e Botës dhe kompeticione të tjera të FIFA-s tek investitorët privatë.

Kupa e Botës nuk mund të trajtohet si një produkt investimi. Ajo është një nga trashëgimitë më të mëdha sportive të futbollit. Është ndërtuar ndër breza nga futbollistët, ekipet kombëtare dhe tifozët në çdo kontinent. Asnjë pjesë e saj nuk duhet t’u dorëzohet investitorëve privatë. Kupa e Botës nuk është në shitje.

Është e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme që një propozim me një rëndësi kaq të madhe për futbollin të jetë hartuar në fshehtësi dhe të jetë sjellë pranë miratimit pa asnjë konsultim domethënës me ata që kanë përgjegjësinë për të administruar dhe zhvilluar lojën. Kjo nuk përbën vetëm një dështim të thellë të lidershipit, por edhe një shmangie të FIFA-s nga detyrimi i saj si kujdestarja e futbollit botëror.

Federatat kombëtare në mbarë botën po përballen tashmë me një ultimatum: ose të pranojnë kalimin e pakthyeshëm të kompeticioneve më të rëndësishme të futbollit nën kontrollin e interesave private, ose të përballen me pasojat. Ky nuk është një “vendim demokratik”, por një model qeverisjeje përmes intimidimit një akt presioni që nuk i shkon për shtat një institucioni të ngarkuar me përgjegjësinë për administrimin e futbollit botëror.

Megjithatë, kundërshtimi ynë shkon shumë përtej mënyrës se si është ndjekur procesi.

Në momentin që investitorët e jashtëm fitojnë interesa pronësie në kompeticionet e FIFA-s, futbolli ndryshon përgjithmonë. Kthimi financiar i investimit bëhet një detyrim i përhershëm. Pritshmëritë e investitorëve shndërrohen në një presion të përditshëm. Që nga ai moment, çdo vendim për kalendarin ndërkombëtar, çdo vendim për formatin e kompeticioneve dhe çdo vendim që përcakton të ardhmen e futbollit nuk do të udhëhiqet më nga ajo që i shërben më mirë lojës, por nga ajo që i shërben më mirë aksionarëve.

Ky model nuk ka vend në futbollin botëror. E ardhmja e futbollit nuk mund të diktohet nga pritshmëritë e atyre, detyra kryesore e të cilëve është të maksimizojnë fitimin financiar. Po ashtu, interesat e federatave kombëtare, ligave, klubeve, futbollistëve dhe tifozëve nuk mund të vendosen në plan të dytë përballë kthimit financiar të investitorëve. Futbolli nuk mund të hipotekojë të ardhmen e tij për përfitime ekonomike.

Qëndrimi i Evropës është i qartë. Ne nuk do t’i japim kurrë legjitimitetin tonë këtij modeli. Askush nuk ka autoritetin moral të shesë diçka që vetëm e mban në besim për brezin e ardhshëm.

Si rezultat i diskutimeve të sotme, asnjë përfaqësuese kombëtare e federatave anëtare të UEFA-s nuk do të marrë pjesë në asnjë kompeticion të FIFA-s për sa kohë që këto propozime mbeten në fuqi, përveç rastit kur ky propozim të jetë tërhequr plotësisht dhe të jenë dhënë garanci detyruese se FIFA nuk do ta hapë më kurrë qeverisjen apo kompeticionet e saj ndaj pronësisë private.

Askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim: UEFA dhe federatat e saj kombëtare do t’i kundërshtojnë këto plane me vendosmëri absolute.

Ka momente kur institucionet gjykohen jo nga ajo që janë të gatshme të pranojnë, por nga ajo për të cilën refuzojnë të bëjnë kompromis. Ky është një prej atyre momenteve.

Ka gjëra që janë thjesht tepër të rëndësishme për t’u shitur. Kupa e Botës e FIFA-s i përket futbollit. Gjithmonë i ka përkitur futbollit. Dhe për sa kohë Evropa do të ketë një zë, ajo nuk do të jetë kurrë në shitje.

 

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
FIFA Infantino UEFA Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Infatino sqaron “shitjen e Botërorit”! Kreu i FIFA-s mohon akuzat: Është një mundësi, jo një detyrim!

më shumë...

Lamallari në Berat, inaugurohen ambientet e reja të Drejtorisë Vendore të Policisë: Hapësirë dinjitoze për efektivët dhe shërbimin ndaj qytetarëve

më shumë...

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60 vjeçari në Tiranë

më shumë...

Temperatura deri në 41 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e premte

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:34

Inaugurimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,...

7:59

Reforma Territoriale, propozimi i PD: Të ndahet...

7:36

Pitoni sulmon një 35-vjeçar në Indonezi

7:30

Infatino sqaron “shitjen e Botërorit”! Kreu i...

7:14

Plan për të shitur një pjesë të...

7:11

Lamallari në Berat, inaugurohen ambientet e reja...

6:33

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60...

6:17

Temperatura deri në 41 gradë celcius, parashikimi...

6:12

Zjarr në një fabrikë me materiale piroteknike...

6:09

“BESA është fjala jonë ndaj vetvetes”, Rama...

5:53

Rama: Makineria elektorale e PS duhet të...

5:46

“Mandati i katërt, s’duhet të jetë zgjatim...

5:39

Rama: Përgjegjësia jonë është të integrojmë Shqipërinë...

5:36

Rama: Nëse nuk do ishte kaq e...

5:30

“S’mund të largohesh nga detyra vetëm se...

5:24

“Mos prekemi nga sëmundja e komshinjve tanë...

5:14

“Prania besnike”/ Rama mbledh drejtuesit politikë të...

5:00

Përfshihet nga flakët magazina në Shkozet

4:52

Dosja SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga...

4:39

Zjarr në një parcelë me ullinj në...

Më të klikuarat

  • PS çon në Kuvend hartën territoriale, reduktohet në 46 numri...
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Bleona Çobaj dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e...
  • Ja si ChatGPT i shpëtoi jetën 29-vjeçares, nxirja pas pushim...
  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.