Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Raporti: Mbi 900 ekzekutime në Iran që nga fillimi...

“Negociatat me Iranin mund të rifillojnë”, Trump: SHBA ka...

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në kohë lufte,...

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë në bastisjen...

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur...

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë...

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e Ngushticës Bab...

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë dhe Portugali,...

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend të ri...

Itali/ U kap me pako kokaine në trup e...

Rama: Nëse nuk do ishte kaq e hapur dera e BE për Shqipërinë, do isha tërhequr pas tre mandatesh

30 Korrik 17:36

Në një takim me drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ndodhet në një provë të vështirë, por reale, pranë futjes në BE.

Ai tha se, sikur dera e Europës të mos ishte kaq pranë dhe kaq reale, do të ishte tërhequr nga politika pas 3 mandatesh, pasi misioni mund të quhej i përmbushur.

“Nëse dera e BE-së nuk do të ishte kaq pranë, do të isha tërhequr shumë më herët, pas 12 vjetësh. Sepse Shqipëria, pas atyre 12 viteve të Partisë Socialiste në drejtim, me punët e panumërta transformuese dhe përtej gjithë gabimeve dhe të metave, u bë një Shqipëri tjetër nga ajo që morëm në kurriz kur e gjetëm buzë greminës, saqë pa këtë orën e historisë në dyert e Europës mund të quhej me kokën lart mision i përmbushur.

Por pikërisht pas gjithë asaj përpjekjeje dhe pune kolosale, dhe dera e Europës është hapur realisht, mandati i katërt ishte zgjedhja logjike. Deri ditën e fundit të këtij mandati të katërt, e gjithë partia jonë duhet të nxjerrë gjithçka nga vetja për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Nëse mandati i vitit 2025 shpjegon pse jemi këtu deri në 2029, nuk shpjegon pse kjo parti duhet të synojë drejtimin deri më tutje.

Këtu vjen përgjigjja: Pse duhet të qëndrojmë në krye? Jo pse hë për hë vetëm ne mundemi të udhëheqim Shqipërinë, jo sepse nesër do të jetë kështu bashkë me të tjerët, as pse kundërshtarët tanë janë të vjetër edhe kur janë të rinj, as pse jemi vetëlidhur pas karriges për hir të pushtetit.

Përgjigjja e vërtetë ka të bëjë me orën ku ndodhet Shqipëria. Shqipëria nuk është sot ende një vend në një rrugë të zakonshme që mund të ecë, mund të ndalojë, të ndërrojë qeverinë, ta vazhdojë ku e la, sikur të mos kishte orën që ka sot dhe historia të mos ishte një tren që rri në stacion.

Demokracitë e vjetra mund të rrinë, pasi i kanë institucionet e kolauduara me breza të tërë, e kanë administratën me shekuj të kolauduar dhe, kur ecin në rrugën e shtruar të shtetit, e ndërrojnë shoferin edhe 7 herë në 10 vjet, por nuk e kthejnë shtetin nga rruga.

Ose si Belgjika, që ndenji 2 vjet pa qeveri se nuk bëhej koalicioni, por shteti funksionoi”, u shpreh Rama.

 

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Partia politika PS rama terhequr vizion oplus

Nga e njëjta kategori

Raporti: Mbi 900 ekzekutime në Iran që nga fillimi i vitit

më shumë...

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është “arma” që ul kolesterolin dhe pastron enët e gjakut

më shumë...

“Negociatat me Iranin mund të rifillojnë”, Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” të Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Sa kafe është mirë për shëndetin?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:44

Raporti: Mbi 900 ekzekutime në Iran që...

10:41

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

10:23

Studimi zbulon ushqimet që ndikojnë në humor,...

Autori i dyshuar, Sokrat Vata
10:22

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, reagon qeveria...

9:54

“Negociatat me Iranin mund të rifillojnë”, Trump:...

9:50

Sa kafe është mirë për shëndetin?

9:33

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në...

9:22

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

8:47

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë...

8:34

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës,...

8:25

Akuzohet për përdhunimin e një italianeje, arrestohet...

7:51

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi...

7:23

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e...

7:07

U vra me thikë në Ksamil, ky...

6:55

Dielli nuk është armiku? Ja sa minuta...

6:34

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë...

6:08

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend...

5:53

Përplasja e skafeve në Koman, 4 të...

5:41

Varreza masive në Zubin Potok, gjenden mbetje...

5:32

Itali/ U kap me pako kokaine në...

Më të klikuarat

  • “I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin port...
  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • “Na çudite”, ndjekësit të surprizuar me ndryshim...
  • Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.