Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18 nga 21...

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për Gazën dhe...

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë shahu”, Teherani...

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e tij, anulohet...

I riu bën kallëzimin në polici: Më qëlluan me...

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u vendos në...

Rusia raporton për 13 të vrarë pas sulmeve ukrainase...

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e...

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron vizitorëve freski...

“Mos prekemi nga sëmundja e komshinjve tanë në Kuvend”, Rama me drejtuesit e PS: Të dëgjojmë qytetarët, pa teatër

30 Korrik 17:24

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, ka zhvilluar pasditen e kësaj të enjteje një takim me drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve, në kuadër të BESË-s.

Në fjalën e tij, Rama solli shembuj partish që kanë qeverisur gjatë në botë, nga ato më të suksesshmet tek më të dështuarat.

Rama theksoi se PS-ja duhet të marrë shembujt më të mirë nga forcat politike në botë, për të qenë me këmbë në tokë.

Sipas tij, PS-ja dhe përfaqësuesit e saj duhet të bëjnë takime me qytetarët për të dëgjuar hallet e tyre, jo për teatër.

Me ironi shtoi se PS-ja nuk duhet të preket asesi nga sëmundja që ka prekur opozitën shqiptare, e cila është ndryshkur.

“Ka një lloj sëmundjeje që ne na intereson ta kuptojmë në skanerin e historisë së partive fitimtare. Është historia e partive që rrinë gjatë në krye, por që dëgjojnë vetëm nga njëri vesh.

Në çdo lagje të Argjentinës kishte një zyrë, hapur ku hallexhiut t’i jepej zgjidhje. Në pamje të parë tingëllon si prania besnike që po ndajmë me ju sot, por ndryshon nga prania besnike, siç ndryshon veshi dhe syri.

Sepse njësitë e jepnin ndihmën me kusht dhe ndihmësi i lagjes matej nga partia me votat. Por ai quhej sekser, jo ndihmës.

Erdhi një ditë e bukur që presidencën e Argjentinës e fitoi një njeri pa makineri territoriale, që mund të krahasohej me peronizmin dhe zgjerimin e algoritmit si aleatin më të madh. Makineria më e madhe e Argjentinës kaloi në opozitë.

Por nuk ka pse të shkojmë deri në Argjentinë; mjafton të shohim komshijen që kemi në opozitë, e cila është ndryshkur. Sëmundja e ndryshkjes mund të duket ngjitëse, por nuk është.

Nga ana tjetër, socialdemokratët suedezë qeverisën për 44 vjet me radhë, ndërtuan një shtet social të admiruar nga bota, por themeli ishte se ndërtuan shoqërinë e tyre politike.

Partia nuk ishte vetëm selia ku merrnin porositë; ishte sindikata ku shkonte kushdo, ku anëtarët nuk mësonin vetëm çfarë duhet të mendonin, por edhe si të flisnin dhe si të dëgjonin.

Ata nuk e trajtuan qytetarin si klient, por si bashkëkrijues. Partia ishte aty ku qytetari kishte nevojë.

Partia që qeveris Singaporin ka vendosur një rregull, ku deputetët dhe ministrat ulen rregullisht në lagjet e tyre dhe presin qytetarët një nga një. Për çdo hall përgatitet një letër zyrtare, që u drejtohet institucioneve. Kjo nuk është fushatë, por ritual.

Njerëzit aty shkojnë si në kishë apo xhami, që të dëgjohen nga të zgjedhurit.

Sidoqoftë, në këtë kontekst, prania besimike e PS-së nuk mund të jetë as sportel ankesash, as një kopje shqiptare e ritualit të Singaporit apo një tentativë e dështuar nostalgjike.

PS-ja duhet të marrë mësimin, por pa trashëguar sëmundjen: praninë pa klientelizëm, dëgjimin pa teatër, ndihmën pa kushtin dhe gjallërimin pa robotizimin”, tha Rama.

 

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
politike PS rama vizin plus

Nga e njëjta kategori

U mbyt në liqenin e Pogradecit, gjendet trupi i 32-vjeçarit

më shumë...

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18 nga 21 anëtarët kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me Beratin

më shumë...

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës së tij, i refuzohet leja për të marrë pjesë në ceremoninë mortore

më shumë...

“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar me Ukrainën”, Berisha për deklaratën e Zelenskyt: E pavend, nuk e harrojmë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:22

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit ekstrem,...

4:21

U mbyt në liqenin e Pogradecit, gjendet...

4:18

Afrimi i të vegjëlve me librin, biblioteka...

3:58

Mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

3:52

Nëna e 20 vjeçarit që u vra...

3:35

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

3:29

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18...

2:58

Këngë me poezitë e Lasgushit, artisti pogradecar...

2:57

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për...

2:51

Kurti: Po punojmë për marrëveshjen! Kreu i...

2:34

I dënuar nga Italia me 14 vite...

2:28

Kodi rrugor, ndëshkime të ashpra, harrojeni patentën...

2:25

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë...

2:22

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e...

2:17

I riu bën kallëzimin në polici: Më...

2:14

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u...

2:08

Kapet në flagrancë në parcelën që kishte...

1:58

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës...

1:58

Rusia raporton për 13 të vrarë pas...

1:39

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.