E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Qyetarët u ngritën në protestë, harta e re territoriale bashkon Prrenjasin me Librazhdin

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, duke bërë publike edhe hartën e re të organizimit të pushtetit vendor.

Drafti parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me bashki më të mëdha, me synimin, sipas mazhorancës, për rritjen e eficiencës së administrimit dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve.

Mes ndryshimeve të propozuara është edhe bashkimi i Bashkisë së Prrenjasit me Bashkinë e Librazhdit. Ky vendim ishte kundërshtuar nga banorët e Prrenjasit, të cilët vetëm një javë më parë zhvilluan një protestë kundër kësaj reforme.

Reklamë

 

Qytetarët u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit, duke kërkuar që Prrenjasi të ruajë statusin e tij si bashki më vete. Ata argumentuan se bashkimi me Librazhdin do të ndikonte në përfaqësimin e qytetarëve dhe në ofrimin e shërbimeve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë