Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministër i vendit, Edi Rama ka mbledhur pasditen e kësaj të enjte drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e Komisioneve Parlamentare, për të diskutuar rreth “Pranisë Besnike” – aneks i Dokumentit Strategjik BESA.
Sipas tij, ky dokument, bashkë me “Besën” do jetë në funksion të kthesës së mandatit të 4-ërt qeverisës.
“Dokumentin strategjik “Besa” e keni tanimë në dorë dhe tjetrin, që e ndaj me ju sot fillimisht për një diskutim të brendshëm, e kemi quajtur “Prania Besnike”. Synon vetëm partinë”, tha Rama.





