E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Dosja SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga qelia

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  ka zbutur masën e sigurisë për Ermal Kurtulajn, duke e liruar nga paraburgimi dhe duke e vendosur në arrest shtëpie, mëson gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene.

GJKKO i ka lënë një afat prej 30 ditësh prokurores Elida Kaçkini për të kryer hetimet shtesë, duke përcaktuar edhe detyrat konkrete që duhet të përmbushen gjatë kësaj periudhe.

Ermal Kurtulaj është nën hetim për disa vepra penale, përfshirë korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja të rënda dhe mashtrim në bashkëpunim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë